Aktualitet

UET/ Projekti i “Këshillimit Online të Karrierës” për Maturën 2020

Shkruar nga Liberale
UET/ Projekti i “Këshillimit Online të Karrierës”

Ky projekt fillimisht do të nis me një grup maturantësh të cilët kanë shprehur vullnetin për tu orientuar dhe informuar rreth ofertës akademike të UET,

Situata e pandemisë së Covid-19 tashmë ka ndryshuar në mbarë botën mënyrën e mësimdhënies në universitet por edhe format e komunikimit. Tashmë epoka dixhitale merr më shumë kuptim, ku në kushtet e distancimit Online zhvillimet teknologjike janë një domosdoshmëri të cilat nuk janë vetëm plotësuese siç ishin më parë por tashmë kanë zëvendësuar auditorin.

Pikërisht duke u nisur nga ky fakt, Universiteti Europian i Tiranës ka lancuar projektin e tij për Maturën 2020 ‘Këshillimi i Karrierës Online”. Ky projekt fillimisht do të nis me një grup maturantësh të cilët kanë shprehur vullnetin për tu orientuar dhe informuar rreth ofertës akademike të UET, ku nëpërmjet platformës virtuale 11 këshilluesit e UET do të jenë “përballë maturantëve për të kryer orientimin e duhur profesional dhe akademik të tyre.

Zv. Rektorja për Zhvillimin Institucional dhe Studentët në UET Prof. Dr. Ermira Qosja shpjegon se, pavarësisht situatës së krijuar prej Covid-19, asnjë gjë nuk ka ndryshuar nga procesi i aplikimit në universitetet duke filluar që nga provimet e maturës shtetërore deri tek përzgjedhja e programeve të studimeve.

“Dilemat e maturantëve janë të shumta kur bëhet fjalë për zgjedhjen e degës apo universitetit dhe jo pak herë ekziston një lloj pasigurie në lidhje me atë që eksperienca e të studiuarit në universitet ofron për ta. Në këtë momente është shumë e nevojshme që ata të marrin këshillimin e duhur, në mënyrë që të bëjnë zgjedhjen më të mirë për veten. Bashkëpunimet midis UET dhe gjimnazeve në të gjithë Shqipërinë, në fakt nuk janë një risi, por një traditë tashmë e mirë konsoliduar prej disa vitesh. Universiteti Europian i Tiranës, në kuadër të këshillimit të karrierës dhe ditëve të informimit të maturantëve, ka organizuar çdo vit aktivitete promovuese, informuese, si dhe argëtuese për maturantë nga e gjithë Shqipëria”.

Zv. Rektorja e UET duke folur për rëndësinë e këshillimit të UET që UET tashmë e ka kthyer në traditë, thekson se, Këshillimi i karrierës është një proces shumë i rëndësishëm, që ka për qëllim t’i orientojë dhe ndihmojë maturantët të bëjnë zgjedhjen e duhur për profesionin e tyre të ardhshëm, falë informimit mbi mundësitë e ndryshme të studimit që ata kanë, si dhe eksplorimit të secilës prej këtyre alternativave.

Në këtë mënyrë ata do njihen me mundësitë e studimit në degët e shumta që UET ofron në pesë fakultetet e tij, me bursat e studimit dhe mundësitë e financimit, duke marrë përgjigje për të gjitha pyetjet që mund të kenë, në lidhje me këtë vendimmarrje të rëndësishme në këtë fazë të jetës së tyre”, thotë zv.rektorja për Zhvillim Institucional dhe Studentët në UET, Prof. Dr. Ermira Qosja.

Gjatë këtij këshillimi Online, maturantëve do tu prezantohet oferta akademike të UET, e cila, ofron jo vetëm një gamë të gjerë zgjedhjesh prej 75 degësh dhe 125 profilesh nga pesë fakultetet e tij, por edhe mundësi të shumta akomodimi për të gjithë falë bursave, financimit të studimit, si dhe jetës dinamike studentore që e karakterizon. Maturantët tanimë mund të zgjedhin të studiojnë nga fusha të ndryshme, që nga humanitetet, te shkencat mjekësore teknike, inxhinieritë, biznesi, informatika, marrëdhëniet ndërkombëtare, shkencat juridike, politike etj.

Ndërkohë maturantët që janë të interesuar për bursat që UET ofron do të njihen me kategoritë e tyre, që nga bursat e Ekselencës, bursat “Kadare”, bursat “Pashko” etj.

Synimi i Universitetit Europian të Tiranës është të bëjë pjesë të tij maturantët më të mirë, si dhe t’i japë një shans për të studiuar gjithkujt që e dëshiron dhe për këtë arsye ka një sistem të gjerë dhe të shumëllojshëm bursash, të cilat mbështesin ekselentët, të talentuarit, liderët e së ardhmes, si dhe të rinjtë, të cilët ndodhen në kushte të vështira sociale dhe ekonomike. Krahas bursave të studimit, maturantët do të njihen edhe me mundësitë e studimit jashtë vendit për të paktën një semestër, falë skemës së shkëmbimit studentor Erasmus+, si dhe jetën dinamike studentore që karakterizon këtë institucion. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH