Art & Kulturë

UET PRESS promovon librin “Vizitor në kullën e Letrave”

               Publikuar në : 17:10 - 10/09/19 R Liberale

Një udhëtim në kullën e letrave shqipe, për të sjellë një pasqyrë të asaj çfarë ka ndodhur me historinë tonë letrare të tre dekadave të fundit. Kjo është fabula në shkrimet e Minella Aleksit të cilat erdhën në librin “Vizitor në kullën e Letrave” nga botimet UET PRESS.

Visar Zhiti vlerësoi kontributin e Aleksit në shtypin shqiptar, duke veçuar pasionin dhe origjinalitetin që përshkojnë studimet e tij mbi letërsinë. Pwr shkrimtaren Diana Culi, në këtë libër ne gjemë unitet të subjektit që ai ka marrë përsipër të shqyrtojë, rimarrje dhe rishikim të informacionit dora dorës që analizon, koherencë të këtyre informacioneve dhe, ç’është më e rëndësishmja, një konstante të patundur të pikëpamjeve të tij. Në përmbledhjet ndodh që artikujt kanë tema të ndryshme dhe ata tingëllojnë të ndryshëm nga njeri tjetri, e jo vetëm nga përmbajtja, por edhe për shkak të periudhave të ndryshme kohore.”

Në këtë libër ne gjemë unitet të subjektit që ai ka marrë përsipër të shqyrtojë, rimarrje dhe rishikim të informacionit dora dorës që analizon, koherencë të këtyre informacioneve dhe, ç’është më e rëndësishmja, një konstante të patundur të pikëpamjeve të tij. Në përmbledhjet ndodh që artikujt kanë tema të ndryshme dhe ata tingëllojnë të ndryshëm nga njeri tjetri, e jo vetëm nga përmbajtja, por edhe për shkak të periudhave të ndryshme kohore”, u shpreh Culi.

Alda Bardhyli tha se ky libër pasuron kolanën “Ese ide debate”, një kolanë që ka pasur një kontribut këto vite në njohjen e mendimit të ri shqip.

Tobias Xhaxhiu vlerësoi qasjen bashkëkohore të kritikave të Aleksit, qasje që zakonisht mungon në shkrimet mbi letërsinë.

(Visited 22 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *