Art & Kulturë

UET PRESS boton librin e ri të Eugjen Merlikës “Thinjat e atdheut”

               Publikuar në : 16:48 - 31/05/19 Liberale

Eugjen Merlika pinjoll i një familjeje të rëndësishme në historinë e Shqipërisë vjen për lexuesin me librin më të ri. “Thinjat e atdheut” quhet përmbledhja me shkrime publicistike 2006-2014, botuar nga UET PRESS. Libri u promovua në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës ku morën pjesë personalitete të njohur të botës kulturore.

Nevila Nika, rektore e UET u shpreh se libri i Merlikës është një kontribut për shoqërinë dhe mendimin. Merlika jo vetëm fotografon të shkuarën por përmes intelektualit të angazhuar i flet kohës që po jetojmë. ““Thinjat e Atdheut”, sikurse libri i mëparshëm “Përsiatje …” përveçse libër për Merlikët, në radhë të parë është libër për Markagjonët, Mirakajt, Dinet, Përvizët, Kolajt, Kaloshët, Kupët e tjerë, është libër për ndërthurjet e fateve të familjeve të mëdha të kombit tashmë jo në vijën e parë të përfaqësimit të kombit, lartësimit të kombit, por në llogoren e ferrit të përbashkët të mbijetesës.

Klasa e lartë e kombit dhe e vendit do të ishte klasë e përmbysur, do të ishte e deklasuar. Kam kërkuar gati disi nënvetëdijshëm të gjej përkufizim sa më të saktë për të deklasuarit, siç quheshin të përmbysurit nga përmbysësit e pushtetit”, shkruan në parathënien e këtij libri Skënder Bucpapaj./Gazeta Liberale

cover eu1 eu2 eu3 eu4 eu5 eu6 eu7 eu8
<
>

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *