Aktualitet

UET ngre sistemin e këshillimit të integruar të karrierës

Shkruar nga Liberale
UET ngre sistemin e këshillimit të integruar të karrierës

Gjatë një trajnimi dy ditor Universiteti Europian i Tiranës ka ngritur sistemin e ri për t’iu përgjigjur çdo vështirësie që nga intensiteti i studimeve në auditor deri tek orientimi i karrierës dhe përballja me tregun e punës.

Ashtu si çdo student në universitete jashtë Shqipërisë ka nevojë për këshillim edhe pse e ka e zgjedhur tashmë programin e studimit. Vështirësitë janë të ndryshme, shumë prej studentëve nuk arrijnë dot të përballen me presionin apo intensitetin që vetë studimet e larta kanë dhe mund të arrijnë deri sa mund të braktisin edhe studimet e tyre. Duke marrë parasysh këto raste por edhe raste të ndryshme që janë edhe nga shkaqet e tjera të jashtme siç mund të jetë faktorët social dhe ekonomik Universiteti Europian i Tiranës ka ngritur tashmë një strukturë të veçantë për çdo student për të qenë sa më afër këtyre studentëve për të përballuar qoftë intensitetin apo presionin që mund të kenë.

Duke u këshilluar me specialistët përkatës, studentët kanë mundësinë të njihen me pikat “pro” dhe “kundër” të një profesioni, apo të një trendi aktual punësimi. Jo vetëm kaq, falë këtyre seancave ata kanë mundësinë të vlerësojnë, se sa përshtaten lëndët në degën, që ata kërkojnë të ndjekin me prirjet dhe interesat personale, si dhe të kuptojnë ecurinë në të ardhmen të profesioneve, për të cilat janë në dilemë të zgjedhin. Ky konsultim u lejon gjithashtu prezantimin edhe me opsione të tjera, të cilat shkojnë për shtat me aftësitë e tyre personale apo stilin e jetesës, që kanë apo duan të ndjekin në një të ardhme.

Një element tjetër i rëndësishëm është edhe tutoriati dhe këshillimi akademik në UET zhvillohen gjatë gjithë vitit akademik, ku çdo pedagog i lëndës në orën e caktuar një herë në javë zhvillon këshillimin akademik për lëndën e tij me studentin, për çdo paqartësi që ky student mund të ketë në auditor ose për çështjet e detyrave të kursit dhe provimeve. Çdo anëtar i personelit të brendshëm akademik ka në ngarkim një grup studentësh dhe qëndron një orë në javë në një zyrë të caktuar, në funksion të këtij shërbimi, gjatë një orari pa ngarkesa mësimore ose administrative. Kjo formë e këshillimit akademik është e këshillueshme që studenti të ruajë kontaktet me të njëjtin pedagog përgjatë gjithë ciklit të studimeve.

Kështu që, një këshillim dhe orientim në karrierë është i nevojshëm për të ndihmuar në organizimin e mendimeve dhe ideve mbi vendimet në lidhje me karrierën; mund të forcojë moralin dhe besimin dhe të japë udhëzime të reja për maturantët, të cilët do të jenë të dobishëm për të gjithë shoqërinë. Zgjedhja e një karriere, që përputhet me aftësitë dhe personalitetin përkthehet në sukses profesional dhe popullaritet. Qëllimi kryesor i këshillimit në karrierë është të ndihmojë maturantët të zgjedhin një fushë studimi, që është në përputhje me aftësitë  dhe pritshmërisë e tyre ndaj punës, si dhe me ndihmën e këtij procesi, shumica e kandidatëve përfundojnë duke zgjedhur karrierën e duhur. Është ky një vendim, që rezulton më pas me një performancë optimale, e cila në fund të fundit i ndihmon ata të kenë sukses në jetën profesional.

Krahas kësaj, ky proces merret me analizimin e aftësive personale, interesave dhe pasioneve duke i vënë këto të dhëna në funksion të përcaktimit të opsioneve më të përshtatshme për karrierë. Ky grup i përbërë nga pedagogë dhe specialistë të edukimit janë të trajnuar për të zhvilluar një konsulte të tillë, e cila orienton zgjedhjen e programit të studimit, dhe roli i tyre është lehtësim në vendimmarrjen studentëve. Shpesh herë këta specialistë përfshijnë në këtë proces rritjen e vetëdijes, përcaktimin e qëllimeve dhe krijimin e një plani  veprimi. Universiteti Europian i Tiranës ka krijuar në ambientet e tij një hapësirë të dedikuar studentëve, që janë në dilemë dhe kanë nevojë për një orientim profesional, duke ofruar konsulta me specialistë të këshillimit për karrierë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH