Art & Kulturë

UET kujton Fatos Baxhakun, pionierin e gazetarisë moderne

               Publikuar në : 15:16 - 06/09/19 V Liberale

“Roje” (Bestytni shqiptare të shekullit XX. Një rrëfim përmes fotosh), libri me autor Fatos Baxhakun, botuar gati 10 vjet më parë me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës, u bë shkas për një tryezë homazh që UET PRESS i kushtoi një prej pionierëve të gazetarisë moderne shqiptare, i cili u nda nga jeta vetëm dy javë më parë Fatos Baxhakut.

Dimensioni human dhe kontributi i tij në historinë e medias shqiptare janë një trashëgimi e çmuar që do të kujtohen gjithnjë. Persida Asllani e cila ka shoqëruar me një pasthënie librin “Roje” foli për kohët e bashkëpunimit, për këtë libër dhe mungesën e madhe që ikja e tij do të lërë në botën shqiptare.

“Përtej habisë fillestare, Fatos Baxhaku sjell këtë gjuhë shenjash të përjetshme, të shprehura me trajtat dhe lëndën tonë të përbashkët dhe bashkëkohore. Na fton të ndalim pak hapin e të vërejmë se si Shqipëria, vendi ku endemi për çdo ditë nxitimthi, popullohet nga krijesa “të fabrikuara”, të cilat, të ngjizura nga mbetjet mitike e grimca primordiale, u ngjiten tashmë, si kurrë më parë, përfundimisht, majave të pullazeve dhe çative të banesave rurale”, u shpreh Asllani.

Bajram Peçi ish koleg në studiues i historisë foli për rrugëtimin e një karriere që u udhëhoq gjithnjë nga pasioni dhe e vërteta siç ishte jeta në media e Baxhakut. Henri Çili vlerësoi figurën dhe rolin që ai pati në zhvillimin e medias në Shqipëri. Rektorja e Universitetit Europian të Tiranës Nevila Nika, solli në kujtesë disa bashkëpunime të cilat nxirrnin në pah dimensionin e kërkuesit tek ai.

Libri “Rojë” shoqërohet me një parathënie nga vetë Baxhaku i cili është dhe një ndër rrëfimet e tij më të ndjera që nis me Shkodrën, vendin ku në shtëpinë me çardak pranë Turizmit të vjetër jetonte gjyshja e tij. /Gazeta Liberale

(Visited 72 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *