Art - Kulture

UET i feston ditëlindjen Kullës, Bombaj: Ja disa detaje nga show

               Publikuar në : 15:58 - 11/01/20 liberale

80 vjetori i Pullumb Kullës, Bombaj: Çili i anuloi biletën për në Amerikë Kullës, që UET ti festonte ditëlindjen
 
“Anullo biletën për në Amerikë, pa festuar ditëlindjen tënde”. Henri Cili, Kryetari i Bordit të Administrimit në Universitetin Europian të Tiranës, do ti thoshte kështu mjeshtrit të humorit Pëllumb Kulla, duke i kujtuar se janari i 2020-të shënjonte një përvjetor të rëndësishëm në jetën e tij, 80-të vjetorin e lindjes. Universiteti Europian i Tiranës përmes Departamentit të Arteve të aplikuara dhe punës së shefit të këtij departamenti Ermir Nika, do të kthehej në zemrën e një projekti, i cili do të finalizohet më 13 janar, ora 19.00 në ArtTurbina me një spektakël kushtuar një artisti të madh si Kulla nën titullin “Syri dhe pena”. Producent artistik i këtij shoë Leonard Bombaj tregon më poshtë diçka më tepër rreth këtij spektakli.

Z. Bombaj prej një muaji ju shohim këtu në hapësirat e Universitetit Europian të Tiranës ku bashkë me grupin tuaj të punës dhe studentët e arteve të Aplikuara në UET po punoni për një shoë kushtuar 80-të vjetorit të lindjes së artistit Pëllumb Kulla. Mund të na zbuloni disa detaje më tepër rreth mbrëmjes së 13 janarit?

Më ka ngelur në mëndje në mëndje një ndërhyje që bëri Cili, “Anulo biletën për Amerikë, do të festojmë ditëlindjen në Shqipëri”. Jam i suprizuar nga studentët e artit në Universitetin Europian të Tiranës dhe puna e shefit të këtij departamenti Ermir Nika. Të gjithë së bashku vlejnë më shumë sesa kemi nevojë, e janë më të mirë sesa ua merr mëndja. Është nga në ato rastet fantastike ku një plus një bëjnë Pra një sinergji.

Përsa i përket spektaklit do jenë dy parada paralele: Mirënjohje dhe art. Do të jetë shoë surprizë, festë. Do të zgjasë aq sa një vepër skenike. Emra të njohur të dramaturgjisë dhe teatrit, muzikës, penës, adhurues të artit të Kullës, personalitete të larta të politikës, gazetarë, kineastë e ndonjë fëmi artist që kërkon Pëllumbin për gjysh arti. Koktej emocionesh, herë të qeshura, herë lot, herë të qeshura me lot. Ata që po ftojmë po japin më shumë se çfarë i kërkohet. Është një akt mirënjohje që po shkarkohet në përgjegjësinë tonë, e po përpiqemi ta menaxhojmë.

Cili është raporti yt me Pëllumb Kullën dhe artin e tij?

Kemi 25 vjet që njihemi. Kam kuptuar që jemi njohur që kur jemi lindur. Është e bukur diçka që ndodhi vjet, “më burgosi” dhe së bashku bëmë koncertin e madh të Vitit të Ri në Radio Televizionin Shqiptar. Ka një mëndje guximtare dhe një shpirt të butë. Multidimensioni i Pëllumb Kullës i ngjan filmit “Gladiatori” që tregohet me një fjali “një gjeneral e bën sllav”, u përlqesh si gladiator e shtriu përtokë një perandor. Pëllumbi i destinuar të vuante nga persekutimi i familjes me pushkatime, burgosje, ndërsa ky u hakmor duke zgjedhur humorin, si një gladiator arti. Gladiatori në film e humbi jetën, ndërsa Pëllumbin e kemi mes nesh. Me humorin e Pëllumb Kullës qesh minimumi dy herë. Herën e parë kur e dëgjon herën e dytë kur e kujton, por ka rrezik nëse guxon ta tregosh.

Në këtë raport të gjatë miqësie, do të veçonit një të metë të tij?

Një e metë e Pëllumbit është që akoma merret me ditëlindjet e të tjerëve. Një tjetër e metë e tij është që ngatërron shpesh pallton dhe celulari i tij bie në xhepin e të tjerëve, bashkë me të drejtat e autorit. I jam shumë përulësisht mirënjohës që më ka dhënë statusin ta kundërshtoj, se për ta vënë në lojë ka të bijën biologjike.

Po më e mira e tij?
80 vjeç me pasion fëmije./Gazeta Liberale

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back