Aktualitet

UET Gjimnaz Tour 2020, rëndësia e orientimit të karrierës nis nga...

Shkruar nga Liberale

Pedagogë të Universitetit Europian të Tiranës kanë udhëtuar në të gjitha gjimnazet e vendit për të informuar nga afër maturantët me ofertat e tyre akademike dhe duke i bërë një këshillim karriere për degët më të kërkuara në treg dhe prirjet apo talentin e të rinjve

Pasioni apo tregu i punës?! Të ndjek këshillën e familjes apo të ndjek zemrën time?! Dilemat e maturantëve shqiptarë janë të shumta kur vjen momenti për të vendosur për studimet e tyre, duke i konceptuar këto studime si rruga që do t’u sigurojë të ardhmen. Një 18-vjeçar sot ndodhet në një dilemë të fortë për zgjedhjen që do të përcaktojë në njëfarë mënyre të ardhmen e tij, zgjedhjen e degës për studimet e larta. Për t’ua bërë më të lehtë këtë zgjedhje dhe për t’u treguar avantazhet  e çdo dege studimi, Universiteti Europian i Tiranës ka nisur “gjimnaz tour” (udhëtim nëpër gjimnaze), ku nga Këshilluesit e Karrierës në UET ofrohet këshillim karriere për maturantët e çdo gjimnazi në vend.

Asgjë nuk i duhet lënë rastësisë. Aq më pak kur bëhet fjalë për profilin e studimeve të larta. Për maturantët që së shpejti do të përballen me stresin e Maturës Shtetërore dhe dilemat për zgjedhjen e degës apo universitetit, Universiteti Europian të Tiranës ka gjetur një zgjidhje përmes një turi informues nëpër të gjitha gjimnazet e vendit me ofertën akademike. Prej afro 15 vitesh tashmë UET Gjimnaz Tour është shndërruar në një traditë të suksesshme, ku maturantët jo vetëm marrin informacion, por edhe këshillim karriere nga profesionistë që e njohin tregun e punës dhe kërkesat e përditësuara që ka ai vazhdimisht.

Ky është një proces shumë i rëndësishëm, i cili ka për qëllim t’i orientojë dhe ndihmojë maturantët të bëjnë zgjedhjen e duhur për profesionin e tyre të ardhshëm, nëpërmjet informimit mbi mundësitë e ndryshme të studimit, që ata kanë, si dhe eksplorimit të secilës prej këtyre alternativave. Krahas kësaj, ky proces merret me analizimin e aftësive personale, interesave dhe pasioneve duke i vënë këto të dhëna në funksion të përcaktimit të opsioneve më të përshtatshme për karrierë. Këshilluesit e karrierës janë të trajnuar për të zhvilluar një konsulte të tillë, e cila orienton zgjedhjen e programit të studimit, dhe roli i tyre është lehtësim në vendimmarrjen e maturantëve. Shpesh herë këta specialistë përfshijnë në këtë proces rritjen e vetëdijes, përcaktimin e qëllimeve dhe krijimin e një plani veprimi. Universiteti Europian i Tiranës ka krijuar në ambientet e tij një hapësirë të dedikuar maturantëve, që janë në dilemë dhe kanë nevojë për një orientim profesional në lidhje me zgjedhjen e degës së studimit, duke ofruar konsulta me specialistë të këshillimit për karrierë. Këta të fundit janë pedagogë të trajnuar posaçërisht për këtë proçes të rëndësishëm nga të pestë Fakultetet e UET.

Karriera profesionale nuk nis me diplomimin dhe gjetjen e punës së parë, ajo nis që në përmbyllje të shkollës së mesme. Për një karrierë të ardhshme të suksesshme duhet të marrësh dhe këshillat e duhura, duke nisur që nga zgjedhja e degës që të përshtatet me prirjet, zgjedhja e lëndëve apo literaturës dhe aftësimi dhe përgatitja për të dalë në tregun e punës. Në këtë kuadër këshillimi akademik është një pjesë e rëndësishme e universitetit për maturantët. Universitetet më me zë në botë kanë zyrat e posaçme ku ofrohet shërbim konsulence falas për maturantë, për çdo problem që ata kanë gjatë frekuentimit të shkollës por dhe ndjekja e tyre deri në daljen në tregun e punës. Këshillim karriere është një shërbim që në gjithë botën e ofrojnë studio të posaçme konsulence.

Gjimnaz Tour është një prej mënyrave që lidh drejtpërdrejt universitetin me maturantët, çfarë u bën këtyre të fundit më të lehtë vendimmarrjen për degën e studimit që duan të ndjekin.

Në ditët e sotme, koncepti i këshillimit të karrierës ka përcaktime dhe zbatime të ndryshme në praktikë, në varësi të grup moshës. Shërbimet e këshillimit të karrierës duhet të synojnë t’u japin individëve më shumë mundësi të kuptojnë dhe të hyjnë me sukses në tregun e punës, apo t’u japin njohuri për mundësitë arsimore dhe të punësimit. Maturantët duhen ndihmuar për të reflektuar rreth dëshirave, interesave, kualifikimeve, aftësive dhe cilësive personale në kontekstin e mundësive reale të trajnimit dhe punësimit. Duke qene se janë në prag të zgjedhjeve, edhe intensiteti i mendimeve dhe pyetjeve bën që ata të jenë të interesuar edhe të pyesin me detaje mbi ciklin e studimeve.

Këshillimi i karrierës është një koncept shumë i gjerë, duke filluar që nga informimi dhe orientimi në lidhje me një program të caktuar studimi, e deri tek eksplorimi i mundësisë së punësimit apo rritjes në karrierë brenda një institucioni.

Në rastin konkret, gjimnaz tour nënkupton informimin e të rinjve në lidhje me mundësitë e ndryshme të studimit që ata kanë, nënkupton parashtrimin apo eksplorimin e secilës alternative studimi, nënkupton dhënien e përgjigjeve mbi shqetësime apo pyetje që ata kanë.

Bashkëpunimi i UET me gjimnazet nuk ngelet vetëm te “gjimnaz tour”, por gjatë muajve Mars-Prill UET zhvillon si çdo vit në ambientet e tij ‘Forumin e Mentorship-it” duke e zgjeruar përherë të parë jo vetëm drejtuesit e shkollave të mesme por gjithashtu krahas këtij forumi do të zhvillohen edhe 5 forume me mësuesit e lëndëve s; Letërsia, Ekonomia, Filozofia, Matematika dhe Bio-Kimia Gjithashtu UET organizon edhe UET Tour ku maturantët e gjimnazeve nga i gjithë vendi vizitojnë Universitetin Europian të Tiranës ku ndjekin edhe orë të ndryshme leksioni dhe seminari.

Bashkëpunimet midis UET dhe gjimnazeve në të gjithë Shqipërinë, në fakt nuk janë një risi por një traditë tashmë e mirë konsoliduar prej disa vitesh. Zyra e Pranimeve dhe kujdesit ndaj studentëve në UET në kuadër të këshillimit të karrierës dhe ditëve të informimit të maturantëve, organizon çdo vit aktivitete promovuese, informuese si dhe argëtuese për maturantë nga e gjithë Shqipëria. Janë organizuar dhe do të zhvillohen gjatë këtij viti akademik pesë shkolla sezonale të cilat përkojnë me 5 fakultetet që Uiversiteti Europian i Tiranë tashmë prej tre vitesh ka në organizmin e tij. Në këto shkolla sezonale maturantët trajnohen mbi lidershipin apo organizimi i konkurseve letrare-artistike ku çmimeve të para u ofrohet bursa studimi në UET.

Akordimi i 250 Bursave të Ekselencës për maturantët më të mirë në Shqipëri, pjesëmarrje në panaire informuese, organizimi i forumeve të mentorship-it gjatë të cilave stafi pedagogjik i shkollave të mesme ndan shqetësimet dhe rekomandimet për përmirësimin e procesit të diplomimit dhe lehtësimin e regjistrimeve në universitet nga ku përfundohet dhe me një Policy Paper e cila çdo vit i propozohet Ministrisë së Arsimit etj.,

Këto ture informuese prekin thuajse të gjithë vendin duke nisur nga Tirana, Durrësi, Kavaja, Fieri, Vlora, Librazhdi, Përrenjasi, Korça, Pogradeci, Bilishti, Laçi, Lezha, Shkodra, Malësi e Madhe, Lushnja, Berati, Skrapari, Burreli, Bulqiza, Peshkopia, Memaliaj, Tepelena, Përmeti, Gjirokastra, Himara, Saranda. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH