Krye

UET Alumni 2020/ Nderohen më të suksesshmit e diplomimit 2010

               Publikuar në : 08:18 - 05/06/20 liberale

Universiteti Europian i Tiranës vazhdon traditën ndër vite të vlerësimit të ish-studentëve të diplomuar të cilët pas daljes nga auditorët vazhdojnë karrierat e tyre të suksesshme.

Në një aktivitet i cili u mbajt në ambientet e UET, për të shtatin vit radhazi u dha “Çmimi i Karrierës” nga “UET ALUMNI”, rrjet i cili u bashkua sërish për të rijetuar momente suksesi.

Ky vit pati dy fitues të çmimit të Karrierës; “Çmimin e Karrierës UET Alumni 2020” i cili u fitua nga Fationa Gjona Kokaj dhe “Çmimin e Karrierës UET Alumni International 2020” me fituese, Erisa Lamajn.

Presidentja e “UET ALUMNI”, Adela Danaj tregoi rëndësinë e këtij aktiviteti i cili ndryshe nga vitet e tjera për shkak të kushteve të pandemisë nuk mundi të mbledhë të gjithë ish-studentët të nominuar në ceremoni.

“Kjo nismë këtë radhë ka shumë arsye pse u bë mbarë për t’iu ftuar të gjithëve dhe për të na mbledhur. E para që jemi të gjithë mirë dhe falë zoti që pandemia nuk cënoi as politikën e jetës sonë, por nuk cënoi as eventet e UET-it që për një pjesë të madhe prej nesh janë thelbësore. Më vjen mirë që rikthehemi sërish së bashku në këtë takim të sotëm për të rikujtuar rrjetin e “ALUMNIT”, por edhe për të anonçuar “Çmimin e Karrierës” të vitit 2020. Ne kemi patur 10 kanidatura. Jo të dhjetë i kemi pasur të pranishëm kjo për disa arsye. Disa ndodhen jashtë Tiranës, ndërsa dy jashtë Shqipërisë.”, u shpreh presidentja e “UET ALUMNI”.

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Assoc. Dr. Selami Xhepa gjatë fjalës së tij tha se UET i kushton rëndësi të jashtëzakonshme rrjetit të studentëve që janë pasqyra dhe imazhi i punës së vetë universitetit.

“Në çdo aktivitet ne kemi theksuar rolin dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që ne i kushtojmë këtij network-u, këtij komuniteti që ka punuar dhe është edukuar. Puna dhe kontributi juaj janë njëkohësisht pasqyra dhe imazhi i punës së vetë universitetit. Mendoj që roli juaj dhe i kontributit tuaj është theksuar përherë. Vlen për t’u theksuar sërish se sa i rëndësishëm është për ne dhe për ata që do të vijnë. Ja vlen për të reflektuar për vendin qe universiteti ka në shoqërinë tonë dhe çfarë vendi duhet të ketë universiteti. Përgjatë gjithë historisë universiteti dhe shoqëria kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie kontraktuale, për një rol që duhet të ruajë universiteti, pasi ndryshe nga institucionet e tjera apo elementet e tjerë të shoqërisë, roli i universitetit është shumë më elitar.”, u shpreh Xhepa.

Ndërkohë që Zv. Rektorja për Zhvillimin Institucional dhe Studentët në UET, Prof. Dr. Ermira Qosja i kushtoi rëndësi periudhës së mësimëdhënies gjatë kohës së karantinës për shkak të pandemisë, duke rrëfyer sfidat e stafit për të mbajtur studentët të lidhur me UET-në.

“Jemi shumë mirenjohës për gjithë mundësinë që ju na jepni, që ne të përçojmë atë që bëjmë çdo ditë në UET. Gjithë gjërat në këtë periudhë na çojnë te pandemia. Kur nisi ne u mbyllëm në shtëpi dhe si të thuash unë pata tre dite një blackout komplet. Bashkë me stafin që quhen zyrat e karrierës dhe të “ALUMNI” të pranimit dhe kujdesit ndaj studenteve u mblodhëm dhe bashkë me këshilluesit e karrierës të departamenteve kuptuam që duhet të benim një gjë. Pedagogët kishin përgjegjësitë të mësimit online, të familjes ndërkohë që ne duhet të ndanim 4000 studentë dhe emocionohem pak sepse ishte moment delikat dhe nisëm dy nisma përnjëherë. Nisëm të punonim fort me “Alumnin” ndërkohë me Odetën që sapo kishte marrë detyrën e Dekanes të Studentëve, me qeverinë studentore dhe me kulbet e studentëve. Dhe bëmë super punë. Jo vetëm që arritem të mbanim studentët të lidhur me UET-in, por në një farë mënyrë të gjithë rrjetet sociale të UET të mos ndalonin. Në fakt habisnim pak edhe njerëzit se ku e gjenim energjinë, energjia ishin “ALUMNI” dhe studentët. Kështu që, ju faleminderit për të gjithë network-un që na krijoni, për të gjthë mbështetjen dhe shpresoj që të gjithë së bashku të bëjmë me të mirën për atë që është shoqëria jonë. Do bëjmë më të mirën për të mbajtur markën e UET.”, u shpreh Zv. Rektorja Qosja.

Në një lidhje me “Skype” nga Italia, fituesja e “Çmimit të Karrierës UET Alumni International 2020”, Erisa Lamaj falenderoi Universitetin Europian të Tiranës për vlerësimin, teksa inkurajoi studentët që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të mos stepen nga dështimet.

“Nuk mbahem shumë për të mbajtur fjalime. Jam shumë e prirur drejt numarve, por jam shumë e lumtur për këtë çmim. Shumë e nderuar. Ju falenderoj shumë, jam shumë e emocionuar. Jemi ambasadorët e universitetit dhe jo vetëm unë, të gjithë. Them gjithmonë një thënie të Nelson Mandelës, i cili thotë “mos më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga dështimet dhe sa herë jam ngritur”. Të studioja jashtë shtetit ishte vërtet një sfidë e madhe për mua, për faktin që studioja në një universitet me gjuhë të huaj, larg familjes. Por ajo që do të thoja, ia vlejti gjithë sakrificat dhe uroj që studentët të ndjekin ëndrrat e tyre. Ndqni ëndrrat tuaja mos u stepni edhe nëse  dështoni ringrihuni se do t’ia arrini me forca suksesit.”, tha  fituesja e “Çmimit të Karrierës UET Alumni International 2020”

Prej 13 majit 2010 është krijuar  “UET ALUMNI”. Ky organizëm mban kontakte me ish-studentët dhe ndjek në vazhdimësi ecurinë e karrierës së tyre brenda dhe jashtë vendit, një rrjetëzim i suksesshëm për të shkëmbyer eksperienca.

“UET ALUMNI” do të vazhdojë këtë traditë të shkëlqyer. Viti 2020 shënon 10-vjetorin e diplomimit të brezit të dytë në UET dhe të 10 të nominuarit për Çmimin e Karrierës i përkasin këtij viti. /Gazeta Liberale

Tags: , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back