Aktualitet

UET Alumni 2020/ 10 vjet më parë diplomohej brezi i dytë i studentëve

Shkruar nga Liberale

Ishte një mbasdite e nxehtë korriku e viti 2010, ku Universiteti Europian i Tiranës në vitin e katërt të jeëts së tij diplomoi brezin e dytë të studentëve. Nga fillimi deri në mbarim, të asaj pasdite ceremoniale në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve të 10 viteve më parë janë mbajtur në peshë zemrat e qindra të rinjve, që janë diplomuar në këtë universitet, sidomos atyre të Fakultetit Ekonomik, të cilët ishin brezi i parë i të diplomuarve. Është pikërsiht ky brez i cili feston 10 vjetorin e diplomimit, ku ishin vendosur për herë të fundit ballë për ballë, të dyja palët pjesëmarrëse në ceremoni, studentët dhe përfaqësuesit e universitetit kanë shkëmbyer emocione pa fund duke sjellë në kujtesë momentet, sfidat dhe projektimin për të ardhmen për gajtë atyre tre viteve .

Duke marrë parasysh faktin se ajo ditë ishte e studentëve të sapo diplomuar, Universiteti Europian i Tiranës kishte përzgjedhur 12 studnetët excellent, të cilët kishin arritur rezultatet më të larta në mësime. Ndarja e tyre midis tre fakulteteve ishte bërë në mënyrë të barabartë, duke përzgjedhur katër stduentët më të mirë për secilin, për të cilët Universiteti Europian, ashtu siç ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë, u ofroi politika fovorizuese për studimet pasuniversitare.

I ftuar nderi në atë ceremoni të vitit 2010 ishte ish-ministri i Arsimit, Genc Pollo, që në atë kohë drejtonte Ministrinë për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit. Universiteti Europian i Tiranës i bëri ftesë Genc Pollos, për të qenë në ceremoni jo si një i ftuar i rastësishëm, por për një arsye të rëndësishme, që kishte të bënte me faktin se gjatë vitit akademik 2010-2011, UET hapi degën e Teknologjisë së Informacionit.

“Më vjen mirë që Universiteti Europian i Tiranës arriti të diplomojë brezin e dytë të studentëve, ndihem edhe unë shumë mirë me këtë rast. Sot është një ditë që ju do ta mbani mend gjatë. E mira kalon në qetësi dhe e keqja bën zhurmë, vështirësitë kalojnë pa u vënë re. Kështu është jeta. Vendi dhe shoqëria janë është të përgatitur për t’ju pritur”, - është shprehur Pollo 10 vite më parë.

Me diplomimin e atij viti, u mbyll cikli i plotë i Diplomës së Nivelit të Parë në tre fakultetet e Universitetit që ishin në atë kohë. Por sot pas 10 viteve të diplomimi të brezit të dytë, ku UET hyn në vitin e tij të 15 numërohen mbi 15 mijë të diplomuar, dhe tashmë fakultetet e janë 5, ku tri fakulteteve të mëparshme u janë shtuar dhe dy të tjera, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës. Në këtë mënyrë, me një plotësim kuadri thuajse të plotë të fushave dhe disiplinave, Universiteti Europian i Tiranës, mund të quhet universiteti i të gjithëve. Krijimi i një hapësire të tillë, e ka shndërruar atë në universitetin e të gjithëve, ku mundësitë janë të shumta për shumëkënd.

VITI AKADEMIK 2009-2010

102 pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm senior dhanë

mësim në UET

321 studentë ndoqën vitin e tretë të studimeve “Bachelor”

gjatë këtij viti akademik

85 prej studentëve arritën të diplomoheshin në sezonin e

parë të diplomimit

12 STUDENTËT E SHKËLQYER TË UNIVERSITETIT EUROPIAN TË TIRANËS

FAKULTETI JURIDIK

Emirjam Ahmetaga

Aldi Jahaj

Ergys Streza

Rodiona Kame

FAKULTETI EKONOMIK

Erisa Lamaj

Armela Shkurti

Elona Shehu

Jonilda Hoxha

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

Megi Melani

Edlira Kaso

Joana Aliaj

Klodiana Malushaj /Gazeta Liberale

.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH