Krye

UET: 55 Programe Bachelor e Master, 125 profile për vitin akademik

               Publikuar në : 09:15 - 24/08/19 V Liberale

Gama e zgjedhjeve në Universitetin Europian të Tiranës është e gjerë, jo vetëm në 55 programe e 125 profile, por edhe në llojet e masterave si Mater Profesional, Master Shkencor, Master të Arteve në 5 faklultetet e tij

Një diplomë master po bëhet gjithnjë e më e vlefshme kur bëhet fjalë për një karrierë të sigurtë dhe me pagë të lartë. Specialistët e arsimit të lartë jo vetëm këmbëngulin për të kryer një program studimi në Master, por ata theksojnë se industritë e ndryshme po kërkojnë punonjës që janë janë më shumë multitasking, dhe ndryshimi i profilit të studimit nga Bachelor në Master tashmë është një avantazh.

Koha e shpenzuar në studimet Master nuk është gjë tjetër veçse një investim më tepër, si në aspektin e thellimit të njohurive akademike ashtu edhe të zgjerimit të fushave të ekspertizës pasi në master një profesionist mund të zgjedhë të studiojë edhe në një program të ndryshëm nga ai që ka ndjekur në ciklin Bachelor. Në tregun shumë konkures të punës, sot kërkohen nga punëdhënësit, njerëz të cilët mund të kombinojnë mendimet, njohuritë, aftësitë dhe vlerat e tyre në mënyra kreative, për të siguruar të ardhura dhe prosperitet, për të trajtuar probleme të vështira sociale dhe mjedisore, për të pasuruar kulturat dhe për të rritur mirëqenien e tyre.

Shoqëria bashkëkohore karakterizohet nga procese të shpejta dhe komplekse, që sjellin ndryshme në të gjitha sferat e jetës ndaj edhe studentët janë në kërkim të vazhdueshëm të mënyrave se si ata mund të përplotësojnë edukimin e tyre. Përgjithësisht, për të krijuar një avantazh në tregun e punës, sot preferohet avancimi i studimeve në nivel Master, ku veccanërisht nuk ka “barriera” të moshës, çka do të thotë se këto studime mund të ndiqen edhe në faza të ndryshme të karrierës dhe jo domosdoshërisht menjeherë pas diplomimit. Gama e zgjedhjeve në Universitetin Europian të Tiranës është e gjerë, jo vetëm në programe, por edhe në llojet e masterave si Mater Profesional, Master Shkencor, Master të Arteve, Master Ekzektiv etj.

Tri kategoritë e para ofrohen tashmë në UET ndërkohë që me vitin e ri akademik pritet të licensohen edhe Masterat Ekzekutivë. Programet Master Profesional kanë natyrë aplikative dhe ofrojnë formim kryesisht praktik, për arritjen e objektivave profesionale sipas profilit të zgjedhur, me qëllim punësimin ose kualifikimin në një drejtim të ngushtë. Këto programe i përshtaten çdo moshe, çdo niveli, pas përfundimit të studimeve Bachelor. Një diplomë Master Profesional zhvillon tek studenti aftësi për mendim të thelluar analitik dhe të pavarur, vlerësim kritik dhe profesional, aftësi për të zgjidhur probleme komplekse dhe për t’u rritur në karrierën profesionale. Një tjetër avantazh i diplomës Master Profesional është mundësia për t’u formuar plotësisht në fushën e interesit, si një përvojë e çmuar dhe garanci për tregun e punës.

Ndërkohë, programet e studimit Master i Shkencave ofrojnë thellim, zgjerim dhe specializim të njohurive teorike dhe aftësi për kërkim të avancuar dhe të pavarur shkencor. Qëllimi është pajisja e studentit me mjetet, aftësitë dhe njohuritë e thelluara teorike për një karrierë të suksesshme profesionale dhe akademike. Masterat e Arteve që i dedikohen në përgjithëi humaniteteve, aktualisht në UET ofrohen për programet Arte Pamore, Artet Skenike dhe ato Muzikore.

Përfitimet që sjell ndjekja e studimeve Master shtrihen edhe përtej formimit akademik, pasi kjo kohë e shpenzuar në auditorët e universitetit është një mënyrë e mirë për të krijuar një rrjet të ri kontaktesh, i cili për shumë studentë përkthehet në përfitim të drejtëpërdrejtë për karrierën e tyre si profesionistë, e jo pak herë edhe si sipërmarrës.

Sigurisht nuk duhet anashkaluar fakti që në botën ku ne jetojmë sot, e cila është çdo ditë në kërkim të inovacionit dhe zhvillimit, është një domosdoshmëri për të gjithë ata të cilët kanë ambicje të qëndrojnë në krye të ndryshimeve që të plotësojnë e edukimin e tyre në mënyrë të vazhdueshme, dhe studimi në ciklin Master vijon të mbetet ndër alternativat më të mira për ta bërë këtë. UET duke konsideruar se sot krijohen profesione të reja që vijnë si kombinim i disiplinave të ndryshme e që përpara disa vitesh as që ishin menduar se mund të ekzistonin, është shumë e rëndësishme që gjithësekush falë studimeve të kryera t’i lejojë vetes fleksibilitetin e nevojshëm për t’u përshtatur me këto hapësira të reja.

Kombinimet  nga Bachelor – Master që mund të ndiqni në UET për zhvilluar karrierën
Shumësia e programeve që përbëjnë këto Masterat Profesionalë, Shkencorë apo ato të Arteve në UET, shoqërohen nga profilet përkatëse, të cilat u lejojnë studentëve edhe më tepër fleksibilitet në përballjen me tregun e punës. Në UET një student mund të zgjedhë një program studimi Master në një fushë krejtësisht të ndryshme nga ajo e diplomës Bachelor që ka përfituar më herët, kjo në varësi të rrethanave dhe objektivave personale. Mund të ketë interesa të shumta të ndryshme nga njerë-tjetra, të jetë në kërkim të një pune të re, të një profesioni që krijon më shumë të ardhura etj, cilado qoftë arsyeja hapësirat për zgjedhje janë të shumta.

Shembujt vijnë nga fusha të ndryshme. Kur bëhet fjalë për industrinë kreative, ajo mund të kombinohet fare mirë me botën e sipërmarrjes. Një i diplomuar për arte pamore, mund të zgjedhë të vijojë studimet master në fusha si marketingu apo administrimi i biznesit kjo pasi këto specializime për këta profesionistë mund të jenë të dobishme jo vetëm në sipërmarrjet personale por edhe në pozicione të ndryshme pune si drejtorë kreativ për një agjensi publicitare, menaxher marke, etj. Nga ana tjetër komunikimi me profilet përkatëse të tij është një tjetër mundësi e mirë për artet, pa harruar kombinimin me drejtësinë që në përgjithësi për këto profesione shërben si një përplotësim i njohurive dhe një “mjet” më tepër të avancuar në karrierë.

Vetë arti i komunikimit mund të ‘shoqërohet’ fare mire me programe të tilla si psikologjia, e cila i ndihmon në mënyrë të drejtëpërdrejtë këta profesionistë të kuptojnë më mirë natyrën njerëzore me të cilën kanë të bëjnë në përditshmërinë e tyre por gjithashtu marketingu apo artet pamore janë një plus shpesh herë i ‘domosdoshëm’. Nëse flasim për komunikimin si një program Master atëherë mund të themi se profilet e tij, si përshembull marrëdhenie publike politike, janë një avantazh edhe për ata që kanë përfunduar studimet për marrëdhënie ndërkombëtare apo shkenca politike.

Administrimi i Biznisit në vetëvete, me profilet përkatese, është si gjithnjë një opsion shumë i mirë jo vetëm për ata që kanë ambicie në sipërmarrje por edhe për ata që kanë si objektiv drejtimin në korporatat ku janë të punësuar, kjo për fusha të ndryshme ekspertize. Sa i përket teknologjisë këtu kombinimet me Masterin janë gjithnjë e më të shumta, që nga marketingu, artet pamore, komunikimi, tek menaxhimi apo financa. Gjithnjë e më tepër teknologjia e informacionit, si në cikin Bachelor ashtu edhe Master gjen hapërisa në rritje për punësim, veçanërisht kur kemi kombinime që mundësojnë një përgatitje multi dhe inter-disiplinare. Menaxhimi dhe financa kombinohen mjaft mirë mes tyre ashtu si edhe me teknologjinë e informacionit apo komunikimin por ndërkohë nëse i shtohen edukimit të dikujt si mastera profesionalë apo shkencorë krijojnë avantazhe në tregun e punës për një gamë të gjërë profesionesh duke filluar nga artet, tek degët e inxhinierisë, ato të teknologjisë, humanitetet, juridiku, programet e edukimit etj.

Psikologjia nga ana tjetër mund të përplotësohet me një master në arte, pasi jo pak herë kemi dëgjuar këtë të fundit si një formë terapie. Ndërkohë që sa i përket edukimit fizik edhe këtu mundësitë janë të shumta. Cilido qoftë profili në të cilin është diplomuar një student, avancimi në nivelin master qoftë në administrim biznesi, qoftë në marketing, përbën një avantazh veçanërisht nëse kemi të bëjmë me sipërmarrje private apo në rastet kur dikush do ta zhvillojë karrierën e tij më tej në pozicione drejtuese në institucione të ndryshme. Megjithatë të diplomuarit në programin e edukimit fizik dhe sporteve kanë edhe më tepër mundësi, duke përfshirë këtu master për psikologji, mësuesi, komunikim apo fizioterapi në varësi të objektivave profesionalë.

Këto kombinime vijnë në përshtatje jo vetëm me interesat dhe aftësitë personale por edhe me trendet që ndryshojnë vazhdimisht në tregun e punës. Sa i përket degëve të humaniteteve ato mund të kombinohen fare mire më programet e edukimit, si në master profesional ashtu edhe shkencor. Një i diplomuar për histori mund të ndjekë një program master për mësuesi ashtu sikurse mund të ndjekë një program për studime të sigurisë, ndërkohë që i diplomuar për letërsi mund të vijojë për komunikim. Ndërkohë që edhe degët e shkencave mjekësore teknike, si imazheria, fizioterapia apo infermieria, të cilat në vetëvete duken si më tepër të përqëndruara në një fushë, lejojnë fleksibilitet pasi fare mirë një profesionist i këtyre fushave mund të zgjedhë të avancojë studimet në marketing, administrim biznesi psikologji, ose edhe komunikim.

Në UET mundësitë janë të shumta, duke shtuar këtu edhe faktin që secili prej programeve të zgjedhura në master ofron profilet përkatëse. E rëndëishme është që në zgjedhjen që do të bëjë një student, të mbajë parasysh aftësitë e tij personale, prirjet dhe intersat si dhe të mendojë në mënyrë kreative jo vetëm për t’ju përshtatur tendecave që shfaq momentalisht tregu i punës por edhe për t’i paraprirë kërkesave gjithnjë e më në rritje të punëdhënseve për staf të mirë-përgatitur në disa disiplina dhe që është i aftë të realizojë dhe menaxhojë disa detyra njëkohësisht. /Gazeta Liberale

 

(Visited 857 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *