Krye

UET 2020-2021, Pandemia impakton zgjedhjen e degëve

               Publikuar në : 09:14 - 17/09/20 liberale

Efektet e pamdemisë së Covid -19 vetëm sa i përforcuan interesat e studnetëve se ashtu siç po ndodh edhe në universitetet perëndimore edhe në Shqipëri ky trend do të vinte së shpejti, ku UET i parapriu tre vite me parë me zgjerimin e ofertës akademike

Pandemia COVID-19 ka prishur çdo aspekt të jetës sonë. Edhe para fillimit të krizës, integrimi social dhe ekonomik i të rinjve ishte një sfidë e vazhdueshme. Studiuesit theksojnë, se nëse nuk ndërmerren veprime urgjente, të rinjtë ka të ngjarë të pësojnë ndikime të rënda dhe afatgjata nga pandemia.

Për studentët e ardhshëm që kërkojnë të fillojnë universitetin për vitin akademik 2020-2021, pandemia Covid-19 ka krijuar një qasje të pasigurtë. Me kaq shumë dyshime se si do të ndikohet në jetën universitare, apo a do të jetë programi i studimit shumë i vlefshëm pas 3 apo 5 vitesh studimi në këtë situata që e gjithë bota po kalon, i ka bërë studentët e ardhshëm të mendojnë dy herë për degën që zgjedhin, e cila do jetë rruga e karrierës së tyre në të ardhmen.  E gjithë kjo eksperiencë e fituar gjatë kësaj periudhë 6 mujore, ku krahas krizës shëndetësore, po shoqërohet edhe me krizën ekonomike dhe të humbjeve të vëndëve të punës. Në këto kushte maturantët e këtij viti e kanë reflektuar dhe janë drejtuar nga programe e studimit të cilat u japin atyre më shumë siguri për një pozicion pune kur ata do të diplomohen.

Rasti i UET

Këtë konkluzion ka nxjerë Universiteti Europian i Tiranës, ku tendenca e regjistrimeve gjatë raundit të parë në universitet ka treguar se maturantët janë më shumë të drejtuar nga degë me dije të aplikuara, që i orienton dhe i fokuson më shumë ata drejt profesionit dhe mjeshtrive. Ky vendim i tyre për të ndjekur këty programe studimi në UET si Inxhieneria Informatike, ajo e Ndërtimit e Industriale, por gjithashtu edhe shumë të të kërkuara janë profilet e Teknologjisë së Informacionit, si dhe programet e Shkencave Mjeksore Teknike

Efektet e pamdemisë së Covid -19 vetëm sa i përforcuan interesat e studnetëve se ashtu siç po ndodh edhe në universitetet perëndimore edhe në Shqipëri ky trend do të vinte së shpejti.

Tedencë e cila  Universiteti Europian i Tiranës iu përgjigj para tre vitesh ku me riorganizimin e fakulteteve zgjeroi dhe ofertën e tij akademike, nga 3 fakultete që kishte më parë i u shtuan edhe dy të tjera, ai i Inxhienerisë, Informatikës dhe Arkitekturës si dhe Fakulteti i Shkencave Mjeksore Teknike.

Periudha e vështirë që po kaluam gjatë gjashtë muajve të kaluar si shkak i pandemisë së Covid-19 ka ndikuar edhe në mënyrën se si do të zhvillohet procesi mësimor në universitete.

Drejtuesit e UET gjatë periudhës së izolimit u përgjigjën shpejt duke kaluar në mësimin në distancë për pjesën e mbetur të vitit akademik 2019, por ata tani përballen me një sfidë të re: Nëse mbyllja me sukses i vitit akademik 2019-2020 nëpërmjet sistemeve të informatikës ishte një vendim ad-hoc për një zgjidhje të momentit, për vitin e ardhshëm UET tashmë ka ngritur strategjinë e tij për procesin e mësimdhënies. Ky proces i cili shumë shpejt do të dali edhe me vendim të senatit akademik do të jetë i kombinuar ndërmjet sistemeve virtuale dhe auditorit. /Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back