Sport

UEFA shtyn përballjen AEK-Dinamo Zagreb, pas përplasjes mes tifo-grupeve në Athinë

Shkruar nga Liberale
UEFA shtyn përballjen AEK-Dinamo Zagreb, pas përplasjes mes

Pavarësisht se UEFA i ndaloi tifozët e Dinamo Zagreb dhe AEK për të udhëtuar në transfertat mes këtyre dy skuadrave, në përballjet e vlefshme për fazën e tretë kualifikuese të Champions League, tifo-grupi më i zjarrë i kroatëve, “Bad Blue Boys” vendosi të ishte i pranishëm në Athinë për të mbështetur skuadrën e tyre, por ndodhi ajo që UEFA i druhej.

Vetëm 1 orë pas përfundimit të stërvitjes së miqve kroatë në stadiumin “Agia Sophia”, të pozicionuar në zonën e Nea Filadelfia, në Athinë tifozeritë e të dyja skuadrave filluan të përplaseshin me njëra-tjetrën e gjatë përleshjes mbeti i vdekur një 22-vjeçar grek, si dhe u plagosën 8 persona të tjera, mes tyre dhe një adoleshent 17-vjeçar.

Pas këtyre trazirave, UEFA ka vendosur ta shtyjë këtë përballje deri në një njoftim, ku përveç se nuk diskutohet mungesa e tifozëve në tribunat e stadiumit për këto dy përballje, mund të ketë gjithashtu dhe gjobë për klubin kroat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH