Sport

UEFA mbylli shitjet, shifra të pabesueshme për finalen e Champions League

Shkruar nga Liberale
UEFA mbylli shitjet, shifra të pabesueshme për finalen e Champions

Finalja e Champions League është një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin botëror të futbollit, që këtë sezon do të ndodhë më 10 qershor në stadiumin Ataturk të Stambollit, që ka një kapacitet prej 72 mijë vendesh.

Ndonëse dy ekipet finaliste nuk janë përcaktuar ende biletat për publikun e thjeshtë janë shitur. UEFA njoftoi më 21 prill që të gjithë të interesuarit të bëjnë aplikimet e tyre deri më 28 prill ora 14:00 dhe kush do jetë fatlumi do të marrë një email konfirmimi. Në total për publikun e thjeshtë janë në dispozicion 32 mijë bileta, pasi 20 mijë janë rezervuar ekskluzivisht për secilin nga dy ekipet finaliste.

Në faqen e UEFA-s biletat varionin nga 70 euro kategoria e katërt deri te 690 euro për katëgorinë e parë. Mirëpo me përfundimin e shitjes nga UEFA ato kanë ridalë në treg me një çmim të paimagjinueshëm. Në ‘ebay’ përshembull një biletë e kategorisë së katërt shkon në 1295 euro, ndërsa paketa e vipave shkon në 25 mijë euro.

Duke përfshirë edhe koston e rezervimit kap shifrën e çmendur dhe të pabesueshme të 32 mijë e 500 eurove. Kjo lloj kategorie e biletës nuk ofrohet për finale e Champions League nga UEFA, por mund të gjendet vetëm në faqe shitjesh që ofrojnë këtë shërbim.

Kjo biletë të jep mundësinë të presësh klubet finalist bashkë me zyrtarët, uljen në kategorinë e parë, kuzhinë të klasit botëror para dhe pas ndeshjes, Ëifi dhe parking ku të dëshirosh dhe sipas mundësive.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH