Aktualitet

Udhëtonte me biçikletë, burri përplaset për vdekje nga makina

Shkruar nga Liberale
Udhëtonte me biçikletë, burri përplaset për vdekje

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i shoferit”.

Policia njofton se një makinë ka përplasur një shtetas që ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe për pasojë ky i fundit ka humbur jetën. Drejtuesi i makinës, shtetasi A.D, banues në Tiranë është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi i Policisë

Sot rreth orës 13:45, në aksin rrugor Lushnje-Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i shoferit”, autumjeti tip “Reno” me drejtues shtetasin A.D, banues në Tiranë, ka përplasur një shtetas që udhëtonte me biçikletë.

Për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes drejtuesi i biçikletës.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit tip “Reno” shtetasi A.D.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH