Aktualitet

Ua shiti disa herë makinën personave të ndryshëm, arrestohet 25-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Ua shiti disa herë makinën personave të ndryshëm, arrestohet

Një 25-vjeçar nga Divjaka është vënë në prangat e policisë, pasi ua shitur makinën e tij disa herë personave të ndryshëm.

Nga shitja e disa-fishtë e mjetit tip “Volkswagen”, shtetasi me iniciale A.A. dyshohet se ka përfituar 4.500.000 lekë.

"Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, pas kallëzimit të marrë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transfer”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasi A. A., 25 vjeç, banues në Tërbuf, Divjakë.

Ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip “Volkswagen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH