Showbiz

U2 iu kushton një këngë mjekëve që luftojnë kundër koronavirusit

Shkruar nga Liberale
U2 iu kushton një këngë mjekëve që luftojnë

"Për italianët që e frymëzuan atë ... për irlandezët ... për këdo në këtë ditë të Shën Patrikut që është në telashe dhe vazhdon të këndojë. Për mjekët, infermierët, operatorët e vijës së përparme ..", shkruan lideri i grupit irlandez në Instagram, teksa kwndon kwngwn e re kushtuar Italisë dhe Evropës në këtë moment urgjence mjekësore për koronavirusin.

Ajo titullohet "Let Your Love Be Known", dhe nuk dihet ende nëse grupi do ta hedhë në treg, apo thjesht do të mbetet në rrjetet e tyre sociale, në shenjë sensibilizimi në këtë situatë të vështirë.

"Po, kishte heshtje, po nuk ishte askush këtu, unë po ecja në rrugët e Dublinit dhe askush nuk ishte aty afër. (...) Ju jetoni deri tani, pikërisht nëpër sheshe dhe unë nuk mund të bashkohem me ju, por unë mund të luaj, ju nuk mund të prekni, por ju mund të këndoni nën çatitë tuaja ", janë disa nga vargjet e këngës që shprehin mjaft mirë gjendjen që po jeton jo vetë Italia, por edhe këtu në Shqipëri./Gazeta Liberale

https://www.instagram.com/tv/B92YsciHcUu/?utm_source=ig_web_copy_link

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH