Globi

U zhyt të shpëtonte vëllain, ai shpëtohet nga zhytësit, 20 vjeçarja nxirret e pajetë

Shkruar nga Liberale
U zhyt të shpëtonte vëllain, ai shpëtohet nga zhytësit,

20-vjeçarja Anna Lorenzi u mbyt tragjikisht të dielën në liqenin e Gardas në Itali ndërsa tentoi të shpëtonte vëllain e saj të vogël. Ajo vuri re se vëllai i saj 14 vjeçar po haste vështirësi për të notuar kundër rrymës dhe u hodh menjëherë në ujë për ta ndihmuar.

Për fat të keq, ajo nuk ishte aq e fortë sa për të mposhtur rrymën dhe filloi të zhytej nën dallgë.

Vëllai i saj u shpëtua nga dy zhytës të cilët u shkuan në ndihmë kur dëgjuan britmat, po ata nuk mundën të shpëtonin Anën.

Trupi i saj i pajetë u nxor më vonë nga uji nga zyrtarët e rojës bregdetare, raporton ANSA . Vendasit janë ankuar se këtij seksioni të plazhit të liqenit i mungon personeli i shpëtimtarit apo pajisjet e mjaftueshme mjekësore emergjente.

Tragjedia e fundit në liqenin Garda vjen pasi një tjetër grua u mbyt atje së fundmi. Turisti u zhyt në ujë të shtunën, por nuk arriti të dilte sërish. Ekuipazhet e urgjencës e nxorën nga liqeni dhe tentuan CPR, por ajo vdiq në vendngjarje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH