Globi

U zhyt në pishinë pas ngrënies së ushqimit, 10-vjeçarja gjen vdekjen në sy të nënës së saj

Shkruar nga Liberale
U zhyt në pishinë pas ngrënies së ushqimit,

Autopsia pritet të zbardhë rrethanat e vdekjes së 10-vjeçares që u mbyt në pishinën e kompleksit rezidencial që po vizitonte me prindërit e saj në Nea Makri, në Greqi.

Një nga dy mjekët që tentoi të shpëtonte fëmijën me CPR pohoi për protothema.gr se fëmija po nxirrte ushqim nga goja teksa merrte ndihmën e parë, për të paktën 20 minuta.

Ka qenë pak para orës 18:00 të së dielës, ku e mitura ndodhej në oborrin e kompleksit në rrugën Poseidonos ku po luante me një shoqe.

Aty pranë ishte nëna e saj e cila po ngarkonte makinën, për t'u kthyer në shtëpinë e tyre në Athinë. Më herët babai i saj ishte larguar nga Nea Makri me vëllanë e saj binjak. Në një moment nëna është ngjitur në banesë dhe vajza ka mbetur e vetme në zonën e pishinës.

Më pas, ajo u zhyt në ujë për të kapur një maskë që miqtë e saj e kishin hedhur si pjesë e një loje që ata kishin luajtur ditët e fundit. Për një arsye ende të panjohur, 10-vjeçarja u fundos në fund të pishinës ku qëndroi për të paktën 3 minuta, sipas dëshmitarëve okularë.

Menaxheri i kompleksit dëgjoi shoqen e saj duke bërë thirrje për ndihmë dhe vrapoi për ta shpëtuar. Kur mbërriti, fëmija ishte i mavijosur dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Dy mjekë, të cilët jetojnë në pallat, filluan të bëjnë CPR për 10-vjeçaren për ta ringjallur.

“E gjeta fëmijën të vetëdijshëm. Nuk mund të merrte frymë lehtë dhe bëmë raunde CPR, unë dhe babai im së bashku që është gjithashtu mjek, dhe një zotëri që kishte njohuri për ndihmën e parë dhe punonte në një dyqan ngjitur. Me radhë e ndihmonim njëri-tjetrin dhe përpiqeshim të nxirrnim përmbajtjen e stomakut nga vajza, nga sistemi intestinal i fëmijës. E provuam të paktën 15-20 minuta derisa erdhën motorët e EKAV-it dhe më pas derisa erdhi ambulanca. Por, për fat të keq, nuk ia dolëm”, thotë mjeku i ri.

Ngjarja ka ndodhur para syve të nënës së 10-vjeçares e cila ndodhej pak metra larg pishinës dhe nisi të thërriste ambulancën.

Megjithatë, disa nga banorët e kompleksit pohojnë se vajza 10-vjeçare kishte puls dhe ishte mjaft e ngopur dhe se mund të kishte shpëtuar nëse ambulanca nuk do të vononte, e cila erdhi 40 minuta me vonesë. Sipas informacioneve, vajza nuk kishte asnjë problem shëndetësor dhe ishte një notare e apasionuar.

Megjithatë, nuk dihet arsyeja pse 10-vjeçari u mbyt në pishinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH