Globi

U zgjodh president i ri i Iranit, kush është Ebrahimi Raisi

Shkruar nga Liberale
U zgjodh president i ri i Iranit, kush është Ebrahimi Raisi

Ebrahimi Raisi fitoi zgjedhjet presidenciale të Iranit në një garë që u pa gjerësisht si e krijuar për ta favorizuar atë.

Kleriku 60-vjeçar ka shërbyer si prokuror në pjesën më të madhe të karrierës së tij. Ai u emërua shef i gjyqësorit në 2019. Z. Raisi e ka prezantuar veten si personin më të mirë për të luftuar korrupsionin dhe zgjidhur problemet ekonomike të Iranit. "Ankesat e njerëzve tanë për të metat janë reale," tha ai ndërsa hodhi votën e tij në Teheran, informon dritare.net.

Ai është i ashpër ndaj klerikëve në pushtet dhe madje është parë si një pasardhës i mundshëm i Ajatollah Khamenei si udhëheqësi suprem i vendit.

Shumë iranianë dhe grupe të të drejtave kanë theksuar rolin e tij në ekzekutimet masive të të burgosurve politikë në vitet 1980. Ai ishte një nga katër gjykatësit që mbikëqyrnin dënimet me vdekje për rreth 5,000 të burgosur, sipas Amnesty International

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH