Globi

U vrau të bijën, 30-vjeçari ngushëllon familjen

Shkruar nga Liberale
U vrau të bijën, 30-vjeçari ngushëllon familjen

Një 30 vjeçar është akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij 26 vjeçe në Folegandros, të cilën e hodhi nga shkëmbi pas një zënke të momentit.

Më pas ai ka hyrë në ujë, por kur ka parë që e reja nuk lëvizte, është kthyer mbrapsht. Disa media raportuan se në fakt, vajza në ato momente kishte qenë pa ndjenja por gjallë, e nëse ai do ta nxirrte nga deti, ajo do të kishte shpëtuar. 30-vjeçari u prangos një ditë pas gjetjes së trupit të saj të pajetë dhe përpara hetuesve, e pranoi vrasjen.

I akuzuari për vrasje me paramendim të 26-vjeçares Garyfallia Psarakou, kërkoi dhe mori një afat nga nëpunësi i gjykatës, në mënyrë që të përgatisë linjën e tij të mbrojtjes me avokatin Giannis Vlachos. Sipas mediave greke, kur hyri në automjetin e patrullës së policisë për t’u transportuar përsëri në qendrën e paraburgimit, 30-vjeçari tha “ngushëllime dhe forcë për familjen e Garyfallia”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH