Aktualitet

U vra në krye të detyrës, të afërm e kolegë përcjellin në banesën e fundit nënkomisarin Saimir Hoxha

Shkruar nga Liberale
U vra në krye të detyrës, të afërm e kolegë

Përcillet në banesën e fundit nënkomisar Saimir Hoxha.

Oficeri 45-vjeçar i Krimeve në Policinë e Lezhës u vra dje në krye të detyrës nga një 21-vjeçar. Ai la pas dy fëmijë të mitur që nuk do munden më ta thërrasin babain e tyre e ai t’i shohë tek rriten.

Për të nderuar figurën dhe sakrificën e tij, janë mbajtur sot në pallatin e Kongreseve homazhe, ku kanë marrë pjesë mijëra persona.

Mes atyre që kanë nderuar nënkomisar Hoxhën, Dëshmor i Atdheut, kanë qenë dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha si dhe drejtues të tjerë, miq e kolegë.

Nënkomisar Saimir Hoxha, u vra gjatë një aksioni ditën e djeshme në lagunën e Kune Vain në Lezhë teksa bashkë me dy kolegë të tjerë asgjësuan një parcelë me kanabis. Në kthim ndaluan një automjet, dhe Saimir Hoxha i kërkoi të riut Aldi Rama dokumentet e identifikimit, por ky i fundit e refuzoi duke nxjerrë armën dhe duke e qëlluar dy herë.

Ai ndërroi jetë rrugës për në spital, por bashkë me të vdiq dhe autori i cili pas disa orësh në arrati qëlloi veten dhe humbi jetën sot në spitalin e Traumës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH