Aktualitet

U votuan të hënën në kuvend, betohen para presidentit 5 ministrat e rinj

Shkruar nga Liberale
U votuan të hënën në kuvend, betohen para presidentit 5

Ministrat e rinj të qeverisë këtë të martë do të bëjnë edhe betimin e tyre para presidentit të republikës Bajram Begaj pas votimit një ditë më parë në parlament dhe të nisin detyrën e re.

Deri më tani në presidencë për tu betuar kanë qenë Albana Koçiu betohet si ministre e Shëndetësisë dhe Anila Denaj që është në krye të Bujqësisë tashmë.

Në Presidencë ndodhet edhe Igli Hasani që ka marrë postin e Olta Xhaçkës në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ogerta Manastirliu që tashmë do të jetë në krye të ministrisë së Arsimit.

Gjithashtu pritet që në presidencë të shkojë edhe Arbian Mazniku ministër për Pushtetin Vendor.

Ndërkohë që i vetmi ministër që akoma nuk është votuar nga kuvendi ministri i ri i propozuar për postin e ministritë të Financave, votimi i tij pritet që të bëhet të enjten dhe më pas ai të bëjë edhe betimin në presidencë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH