Aktualitet

U torturua për 10 ditë, vëllai i pengut rrëfen videot e dërguara nga banda

Shkruar nga Liberale
U torturua për 10 ditë, vëllai i pengut rrëfen videot e

Disa detaje të reja janë zbardhu nga pengmarrja e Nertil Buzit në Angli.

Ka qenë vëllai i tij që ka raportuar tek autoritet shqiptare kërcënimit për jetën që po i bëhej 30-vjeçarit nga një grup prej 7 shqiptarësh. Buzi ka deklaruar në polici se i vëllai po mbahej peng prej 10 ditësh dhe banda po e torturonte.

Ata i kishin kërkuar 400 mijë paund për ta lënë të lirë 30-vjeçarin, por ky i fundit nuk kishte mundësi ti siguronte.

“E torturuan për ditë me radhë dhe i bënin video e na i dërgonin ne familjarëve ku na kërcënonin se donin 400 mijë paund”, mësohet të ketë deklaruar ai në polici.

I riu i shpëtua falë ndërhyrjes së policisë britanike dhe ai po merret në pyetje, ndërkohë që 7 shqiptarët e tjerë janë arrestuar nga policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH