Aktualitet

U tha se nuk do të shkonte, Kurti mbërrin në Bratislavë për Forumin “Globsec 2023”

Shkruar nga Liberale
U tha se nuk do të shkonte, Kurti mbërrin në Bratislavë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Bratislavë të mërkurën për të marrë pjesë në Forumin “Globsec 2023”.

Gjatë ditës së djeshme nga Qeveria e Kosovës kishin njoftuar se Kurti nuk do të shkojë në Bratislavë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, kryeministri Albin Kurti sot ka udhëtuar drejt Bratislavës, ku do të marrë pjesë në Konferencën për Sigurinë Globale - Globsec.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Forumin #GLOBSEC2023 Bratislava. Dëgjojeni atë më vonë këtë në një bisedë me titull: ‘Në qendër të vëmendjes: Ardhmëria e Kosovës’”, ka postuar në Twitter Globsec.

Nga Bashkimi Evropian gjatë së martës kanë bërë të ditur se janë të interesuar që në Bratislavë të zhvillohet një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ku temë kryesore do të jetë situata në veri të Kosovës, por që edhe presidenti serb Vuçiq kishte deklaruar se nuk do të shkojë në Bratislavë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH