Aktualitet

U tërhoq zvarrë, gruaja tregon gjendjen pas daljes nga spitali

Shkruar nga Liberale
U tërhoq zvarrë, gruaja tregon gjendjen pas daljes nga spitali

Protesta e sotme e shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej u shoqërua me momente tensioni mes policisë dhe protestuesve.

Nuk munguan as përplasjet mes tyre, madje policia tërhoqi zvarrë protestuesit, mes të cilëve edhe përfaqësuesen e shoqërisë civile, Ira Kurti, së cilës i ra të fikët dhe më pas është shoqëruar në spitalin Ushtarak.

Përmes një prononcimi në facebook, Kurti bën me dije se pak minuta më parë nga dalë nga spitali dhe ndonëse thotë se nuk i shohin sytë nga dhimbja, mbetet optimiste që do të bëhet mirë.

“Sapo kam dalë nga Spitali Ushtarak, ku më kanë vizituar, por nuk më matën as temperaturën dhe kam një djegie të brendshme, por ishalla nuk është hemorragji e brendshme, sepse kam një dhimbje koke shumë të madhe. Por doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet që të më fashonin dorën e dëmtuar, më kanë dhënë receta me ilaçe dhe çfarë duhet të bëj.

Ishalla me kaq edhe këtu mbaroi. Kam një shoqe që më ka ndihmuar që t’ju kthej përgjigje sepse mua nuk më shohin as sytë nga dhimbja e kokës. Do bëhem më mirë kështu që mos u shqetësoni“, shkruan ajo.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1140178,1140177,1140179,1140176,1140175"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH