Showbiz

"U shurdhua nga përdorimi i viagrës", e veja e Hugh Hefner bën zbulime tronditëse, flet për jetën "toksike" në krah të 90-vjeçarit

Shkruar nga Liberale

Prioriteti i Hugh Hefner deri në fund të jetës së tij plot ngjarje në moshën 91-vjeçare mbeti seksi, thotë e veja e tij Crystal në librin e saj të ri që pritet të dalë pas disa muajsh.

Sipas Daily Mail, e cila mori akses mbi librin, gruaja 37-vjeçare, e cila më parë ishte një modele e suksesshme e Playboy, përshkruan në librin e saj "ferrin" që jetoi me burrin e saj, 60 vjet më i madh, i cili donte për të kontrolluar çdo aspekt të jetës së saj, dhe ishte mizogjen dhe narcisist.

Libri titullohet "Thuaj vetëm gjëra të mira", nga një frazë që Hefner i kishte thënë dikur në një bisedë mes tyre, duke e pyetur në thelb kur të ndahej nga jeta të fliste vetëm pozitivisht për të.

“E mbajta këtë premtim për pesë vjet. Por pasi bëra shumë psikoterapi dhe plagët e mia u shëruan, kuptova se duhet të jem e sinqertë për jetën time me të. Ky libër flet për mënyrën se si u shërova pasi jetoja në një mjedis toksik”, thotë 37-vjeçarja në librin e saj.

Zbulimet e Crystal Hefner (e cila dëshiron të ndryshojë mbiemrin pasi të përfundojë doktoraturën në psikologji) në kujtimet e saj janë të shumta. Sipas saj, abuzimi i themeluesit të Playboy me viagrën që të organizonte “orgji” edhe në pleqëri, ishte i tillë që ai kishte humbur dëgjimin në njërin vesh.

“Hef gjithmonë thoshte se do të preferonte të ishte i shurdhër dhe të bënte seks. Ishte e çuditshme”, shkruan ish-Playmate në libër. Sipas Page Six, përdorimi i zgjatur i viagrës është lidhur nga disa studime me humbjen e dëgjimit.

Crystal u takua me Hugh kur ajo ishte 21 vjeç dhe ai ishte 81. Edhe pse në fillim të njohjes së tyre ajo besonte se nëse do të zhvendosej në rezidencën e Playboy të gjitha ëndrrat e saj do të realizoheshin, jeta e saj atje kishte disa aspekte të errëta.

Biznesmeni i moshuar donte të kontrollonte çdo detaj të përditshmërisë së gruas së tij të re, deri në ngjyrën e manikyrit që ajo do të përdorte për të lyer thonjtë e saj, të cilët duhet të ishin të pastër ose rozë. Ai gjithashtu i bëri presion asaj që të merrte pjesë në orgji me shumë të reja të tjera. “Ishte shumë e turpshme. Kishte raste kur nuk e dija se sa njerëz ishin në dhomën tonë të gjumit. Ishte një përvojë shumë e keqe. I thamë njëri-tjetrit: “tani e ke radhën”. Askush nuk donte të ishte atje, por mendoj se Hef ende besonte në kokën e tij se ishte 40 vjeç dhe ato netë përforcuan imazhin e tij për veten.

Crystal flet edhe për natën e saj të parë me Hugh, e cila thotë se nuk ishte aspak e paharrueshme. Gjithçka që mund të dëshironit, imagjinonit apo prisnit nga një natë, nuk ishte”, shkruan ajo në mënyrë karakteristike.

Hugh Hefner vdiq në vitin 2017, pas një infeksioni të gjerë me bakterin agresiv e-coli. E veja e tij shprehu pikëllimin e saj në një deklaratë të ngarkuar emocionalisht, duke thënë se ky burrë i shpëtoi jetën dhe e bëri të ndihej e dashur çdo ditë. Megjithatë, në vitet pas vdekjes së tij, Crystal thotë se ajo ishte në gjendje të çlirohej nga "shpëlarja e trurit" të cilës i ishte nënshtruar dhe të kuptonte të vërtetën për jetën e saj në rezidencën e Playboy./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH