Aktualitet

U shua dhe JETA e një tjetër gruaje, nëne! Me të njëjtin skenar, Naim Murseli e Babis vranë bashkëshortet në sy të fëmijëve të mitur, "pikëllimi" në varrim

Shkruar nga Liberale
U shua dhe JETA e një tjetër gruaje, nëne! Me të

Vrasja makabre e Liridona Ademajt dhe britanikes Caroline Crouch, dy histori tronditëse që i ngjajnë njëra-tjetrës, një paralelizëm ku përsëritet i njëjti skenar. Jetët e dy të rejave u shuan pikërisht nga bashkëshortët e tyre, të cilët inskenuan grabitjen, duke ua ndërprerë jetën në mes.

Ndonëse kanë kaluar dy vite nga vrasja e Carolinës, ngjarja të vjen në mendje sapo lexon titujt e parë gjithandej në medie për vrasje e Liridonës, e cila tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë dhe jo vetëm. E mesa duket Naim Murseli qenka frymëzuar në të njëjtin skenar brutal që përdori Babis Anagnostopoulos.

Ish-këshilltari i Behgjet Paciollit shfaqej kudo i buzëqeshur në krah të bashkëshortes, Liridonës, por pas asaj "buzëqeshje" fshihej fati tragjik i së resë. E si të mos mjaftonte kjo, vrasja në sy të dy fëmijëve të mitur, autori mori pjesë në ceremoninë e varrimit të bashkëshortes, duke pritur dhe ngushëllimet nga njerëzit e afërm dhe miqtë. Madje ai u shfaq "i pikëlluar" dhe duke mbajtur dorën në zemër, në respekt të njerëve që kishin ardhur për ta ngushëlluar për humbjen e bashkëshortes.

Të njëjtin veprim bëri dhe Babis, i cili shkoi në varrimin e Carolinës,, teksa në duar mbante vajzën e vogël 1-vjeçare asokohe dhe hiqej "i pikëlluar", duke fërkuar supet e familjarëve të së ndjerës. Por si në rastin e 30-vjeçares edhe të britanikes, u zbuluan shumë shpejt autorët e krimit. Në këto ngjarje të rënda ka vend shprehja: "Të vrasin natën dhe të qajnë ditën". Shpresojmë dhe urojmë që ngjarje të tilla makabre të mos përsëriten më.  A.M/ Liberale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH