Globi

U shpërblye nga Millosheviç, nisin hetimet për fituesin e Nobel

Shkruar nga Liberale
U shpërblye nga Millosheviç, nisin hetimet për fituesin e Nobel

Shkrimtari austriak, Peter Handke, fitues i çmimit Nobel për Letërsi sivjet, ka konfirmuar se në vitin 1991, kur Serbia udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviç, ai është pajisur me një pasaportë jugosllave.

Faqja e internetit 'Intercept' ka publikuar pasaportën që ai mori më 15 qershor të vitit 1999, pak ditë pasi trupat e Millosheviçit ishin tërhequr nga Kosova. Në pasaportë thuhet se nënshtetësia e Handke-s ishte jugosllave. Por Peter Handke thotë se ai e pranoi pasaportën vetëm për arsye udhëtimi.

Gazeta austriake 'Oesterreich' shkruan se në Austri ka nisur një hetim në lidhje për këtë çështje, për shkak se që të natyralizohen si qytetarë të një vendi tjetër, austriakët duhet të aplikojnë për të ruajtur nënshtetësinë austriake. “Handke nuk e ka bërë kurrë këtë aplikim,” tha një zyrtar.

Vendimi i Akademisë suedeze që t’i japë çmimin 'Nobel' për letërsi, austriakut Peter Handke, ka nxitur reagime të jashtëzakonshme, duke qenë se Handke ka qenë një përkrahës i regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH