Sociale

U shpenzuam miliona, shkëputet fasada e shkollës 9-vjeçare në Ersekë, shpëtojnë mrekullisht nxënësit dhe mësuesit

Shkruar nga Liberale

Një pjesë e fasadës së godinës së shkollës 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani” në qytetin e Ersekës është shkëputur. dhe ka rënë në tokë

Era e fortë duket se ka ndikuar në shkëputjen e një pjese të materialeve termoizoluese.

Edhe pse u ndërtua pak vite më parë dhe u investuan miliona, fatmirësisht nuk raportohet për dëmtime në stafin mësimor apo nxënësit e kësaj shkolle.

Shkëputja e fasadës ka ndodhur jashtë procesit mësimor prandaj edhe nuk ka pasur rrezik. Sipas zyrës arsimore Kolonjë, punimet janë kryer në vitin 2018. Për të minimizuar skandalin dhe përgjegjësinë e autoriteteve, firma është treguar e gatshme për riparimin e dëmeve.

Gjithsesi, nxënësit dhe mësuesit me siguri do të shpresojnë që në të ardhmen, pas riparimit, të mos fryjë erë më e fortë se ajo e ditës së sotme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH