Politikë

U shkarkua nga Presidenca, Shvarc shfaqet në krah të Berishës

Shkruar nga Liberale
U shkarkua nga Presidenca, Shvarc shfaqet në krah të Berishës

Përkthyesi Edvin Shvarc, i cili u shkarkua nga presidenti Bajram Begaj ka qenë pranë Sali Berishës, në takim për përkujtimin e Azem Hajdarit.

Shvarc kujtoi veprën e Azem Hajdarit dhe u shpreh se fryma që Hajdari la duhet të vazhdojë dhe të rritet më tepër.

“Jemi mbledhur për të kujtuat një mik, një shok që na frymëzon dhe na mungon. Mund të ketë bashkëpunim, mund të ketë modele pozitive nga të dyja palët. Filli që i lidh ish studentët e dhjetorit, shkurtit është se u përballën me diktaturën dhe për pak lanë kokën sepse ishte betejë për jetë a vdekje. Ky fill është i pazgjidhshëm deri në fund të jetëve tona.

Sikur ke qenë në luftën e parë botërore, ke ndihmuar shokun dhe shoqen ose të kanë fishkëllyer plumbat te veshi. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe do të ndajmë edhe përvojat e mira edhe përvojat e këqija”, u shpreh ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH