Aktualitet

U shkarkua nga detyra, shefi i Policisë në përgjime me Gjiknurin

Shkruar nga Liberale
U shkarkua nga detyra, shefi i Policisë në përgjime me Gjiknurin

Shefi i Policisë së Qarkullimit, Robert Aga, i cili u shkarkua sot nga detyra, nuk është i panjohur. Emri i tij është përmendur në përgjimet e gazetës gjermane "Bild" për shitblerjen e votave në Dibër.

Në përgjime, ai dëgjohet duke folur me ish-ministrin Damian Gjiknuri, deputetin Xhemal Qefalia, Ulsi Manjën dhe ish-ministrin Saimir Tahiri, ku këtij të fundit i thoshte midis të tjerash: “Jam ushtari yt”.

Më poshtë, një prej përgjimeve

Shefi i Policisë Dibër Robert Aga në telefon me Bekim Krashin dhe më pas me Damian Gjiknurin

Shefi i Policisë Dibër: A djalosh

Bekim Krashi: Ça keni bo mo ca keni no, se e keni nez fare. Sjeni tu lon gjo pa bo.

Shefi i Policisë Dibër: Duhet të kemi 1 mijë plus. Poshtë 1 mijë nuk e pranoj

Bekim Krashi: Ca fol me ça fol, ke fillu pretendimet të mëdhoja. Ti jap unë (qesh)

Shefi i Policisë Dibër: Hej

Bekim Krashi: Po

Shefi i Policisë Dibër: O shpirt i vëllait. Po ti kujtojshe se ata ishin budalla (opozita) që bejshin ashtu…

Bekim Krashi: Po dinë me bë rrëmujë ata

Shefi i Policisë Dibër: Ej… ajo strategjia ime funksionon

Bekim Krashi: E di mo shpirt i vëllait e di. Ti e ke deklaruar komisar politik. Hahaha

Shefi i Policisë Dibër: Shife… A ke Damian Gjiknurin aty

Bekim Krashi: Do të ta jap në telefon

Shefi i Policisë Dibër: Jepja pak

Shefi i Policisë Dibër: O shef

Gjiknuri: Si të kam?

Shefi i Policisë Dibër: Shumë mirë

Gjiknuri: Ho me ça bone

Shefi i Policisë Dibër: He si jemi

Gjiknuri: Shumë mirë. Shumë fort. Më mirë nuk bëhet

Shefi i Policisë Dibër: Nuk pate besim te unë

Gjiknuri: Tërmet. Tërmet. Je mjeshtër. I madh je. Hajde flasim. Ciao./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH