Aktualitet

U rrëzuan në kopsht, dy fëmijët e mitur përfundojnë në spital, reagon policia

Shkruar nga Liberale
U rrëzuan në kopsht, dy fëmijët e mitur

Dy ngjarje të shkëputura kanë ndodhur në dy kopshte të Tiranës, ndërsa dy të mitur kanë përfunduar në spital.

Policia ka bërë me dije se të miturit e moshës 5-vjeçare janë rrëzuar në kopshtet që ata frekuentonin, përkatësisht njëri në rrugën “Androniqi Antoniu Zengo” dhe tjetri në rrugën “Irfan Tomini”

Ngjarjet dyshohet se janë aksidentale, ndërsa materialet hetimore kanë kaluar në Prokurori.

“Në QSUT janë paraqitur për ndihmë mjekësore, dy shtetas të mitur të moshës 5 vjeç, të cilët dyshohet se aksidentalisht janë rrëzuar në kopshtet që ata frekuentojnë, njëri në rrugën “Androniqi Antoniu Zengo” dhe tjetri në rrugën “Irfan Tomini”. Materialet për këto dy raste i kanë kaluar Prokurorisë, për vlerësim.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH