Aktualitet

U rrëzua nga çatia e objektit ku punonte, vdes tragjikisht shqiptari në Greqi

Shkruar nga Liberale
U rrëzua nga çatia e objektit ku punonte, vdes tragjikisht shqiptari

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi.

Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, shqiptari është rrëzuar nga çatia e një objekti ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pyrgetos të Larisës.

Ndërkohë autoritetet greke po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH