Aktualitet

U raportua se 63-vjeçari u rrëzua nga biçikleta, arrestohet i riu që përplasi për vdekje

Shkruar nga Liberale
U raportua se 63-vjeçari u rrëzua nga biçikleta, arrestohet i

Policia ka zbardhur vdekjen e një 63 vjeçari në Dimal, i cili u përplas nga një makinë. Në fillim u referua si ngjarje aksidentale, por më pas u zbulua se burri që udhëtonte me biçikletë, u aksidentua nga një makinë.

"Më datë 29.06.2022, u gjet në rrugë, i rrëzuar nga biçikleta, shtetasi K. H. Në bazë të dyshimeve të krijuara se 63-vjeçari nuk ishte rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, siç u raportua fillimisht, por ishte goditur nga një mjet tjetër, gjithashtu bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, falë bashkëpunit me AMP, u referuan materialet në Prokurori, si dhe u bë regjistrimi i procedimit penal, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë i mundur zbardhja dhe dokumentimi i plotë me prova ligjore i kësaj ngjarjeje, si dhe ndalimi i shtetasit E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Drenovic, Dimal, për veprat penale të lartpërmendura. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 29.06.2022, në aksin rrugor “Samatic-Drenovicë”, rreth orës 20:00, shtetasi E. D., duke drejtuar një motomjet, pa targa, ka goditur shtetasin K. H., i cili ka qenë duke drejtuar biçikletën dhe është larguar nga vendngjarja. Si pasojë e goditjes me motomjet, 63-vjeçari është rrëzuar nga biçikleta dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, në datën 30.06.2022", thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH