Aktualitet

U qëllua për vdekje nga serbët, rrëfimi prekës i vajzës së Afrim Bunjakut: Nuk do të mundem me u msu me mungesën e babës

Shkruar nga Liberale
U qëllua për vdekje nga serbët, rrëfimi prekës i

Me duart që i dridhen dhe sytë e përmbytur nga lotët, Arbenita thotë se “sdo të mundem me u msu me mungesën e babës”, e megjithatë thekson se “jam krenare se baba e dha jetën për të mbrojtur Atdheun”.

25-vjecarja, studente e Juridikut, është vajza e Afrim Bunjakut, rreshterit të policisë që u qëllua për vdekje nga një grup terroristësh serbë në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

“Lajmin e kobshëm ma dha tezja. Nuk doja më e besu. Baba ishte nis në orën 5 të mbrëmjes për në punë. E nuk u kthye me gjalle. Eshte nje humbje që dhemb shumë, aq shume se nuk gjej fjale me e deshmu”, thotë Arbenita për emisionin “Në Shënjestër” në News24, që do të transmetohet në orën 19:30.

“Jam krenare për babën, e siç ai ma ka porosit unë do të ndjek rrugën e drejtësisë. Për të bërë drejtësi për vendin tim, vendin tonë, vendin për të cilin baba dha jetën”, thotë Arbenita, e cila lutet e shpreson që babai i saj të jetë Dëshmori i fundit në Kosovë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH