Globi

U qëllua me thikë, ndërron jetë deputeti në Britaninë e Madhe

Shkruar nga Liberale
U qëllua me thikë, ndërron jetë deputeti në

Një deputet konservator ka humbur jetën, pasi u qëllua disa herë me thikë nga një person.

Sipas 'The Guardian', goditjet kaneë rezultuar fatale dhe deputeti vdiq në spital.

Ndërkohë që policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.

Deputeti Sir David Amess, i cili përfaqëson Southend West në Essex, u sulmua këtë të premten në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea.

Bëhet me dije se Amess, 69 vjeç, mori fillimisht trajtimin mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që më pas një helikopter i urgjencës bëri transportimin e tij në spital, ku dhe humbi jeten.

“Ne u thirrëm për një sulm me thikë në EastWood Rd North, pak pas orës 12:05. Një burrë u arrestua menjëherë pas kësaj dhe ne nuk po kërkojmë askënd tjetër”, deklaroi policia britanike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH