Aktualitet

U qëllua me sende të forta, kush është i riu i plagosur në Kurbin

Shkruar nga Liberale
U qëllua me sende të forta, kush është i riu i plagosur

Disa të shoqëruar nga policia që mund të kenë dijeni për ngjarjen, pak minuta pas plagosjes së një 25-vjeçari. Sipas burimeve zyrtare ngjarja ndodhi rreth orës 20:15, në Sanxhak, ku shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Lleji Lika, banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH