Aktualitet

U përplas me makinë nga 25-vjeçari, ndërron jetë i moshuari

Shkruar nga Liberale
U përplas me makinë nga 25-vjeçari, ndërron jetë i

Ndërron jetë në spital i moshuari, i cili u përplas nga një makinë të premten pasdite në kryeqytet.

Aksidenti ndodhi në bulevardin “Bajram Curri”, ku mjeti me drejtues shtetasin M. H., doli nga rruga për shkaqe ende të panjohura dhe aksidentoi shtetasin Q. K.

Makina doli jashtë rrugës dhe përfundoi në lumin e Lanës.

Policia tha sot se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 25 vjeçarin me iniciale M. H., “pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Q. K., 82 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH