Aktualitet

U përplas me jet ski në plazhin e Llamanit, 16-vjeçari ndërron jetë tek spitali i Traumës

Shkruar nga Liberale
U përplas me jet ski në plazhin e Llamanit, 16-vjeçari

Ajo që nisi si një argëtim mes 4 shokëve, përfundoi në tragjedi dhe në vdekjen e një prej tyre. 16-vjeçari i cili drejtonte një nga 2 jet skitë që u përplasën aksidentalisht një ditë më parë në plazhin e Llamanit, nuk ka mundur t'iu mbijetojë plagëve.

Pas incidentit, i riu me inicialet K.XH u soll me helikopter në Tiranë por ka ndërruar jetë rreth mesnatës.

Sipas policisë 16-vjeçari dhe shoku i tij 17 vjeç, të dy nga Tirana, dhe me dy shokë të tjerë janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra - tjetrën dhe për pasojë u dëmtua rëndë K.Xh që ishte drejtuesi i njërit mjet Jet Ski dhe pasagjeri, shtetasi D. K

Adoleshenti u nxorr nga uji i gjakosur dhe pa ndjenja për tu sjellë me urgjencë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kishte fraktura shumë të rënda në kokë.

Që në momentet e para kur mbërriti tek Trauma mjekët konstatuan gjendjen kritike për jetën e tij. Ai u vendos në intubim thanë mjekët për Report TV pak pasi mbërriti tek spitali i Traumës por disa orë më pas, pak pas mesnatës së 15 gushtit, u konfirmua se zemra e tij kishte ndalur.

Fillimisht, dy shokët që ndodhesin në mjetin tjetër lundrues, përkatësisht U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, u zbulua e vërteta, informoi policia.

Të miturit kishin marrë me qira dy jet ski edhe pse ligjërisht nuk lejohet. Për këtë ngjarje ka nisur procedimi penal për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”. Për arsye sigurie i është bërë pezullimi i aktivitetit me mjetet lundruese.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH