Sport

U përjashtua për 2 sezone, Manchester City ankimon vendimin e UEFA-s

               Publikuar në : 20:05 - 26/02/20 liberale

Manchester City ka ankimuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv vensimin e UEFA-s, e cila e pezulloi për dy sezone nga pjesëmarrja në kupat e Europës dhe e gjobiti me 30 milionë euro.

Në komunikatën e lëshuar nga Citizens, thuhet se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka regjistruar ankiminmin e klubit anglez.

“CAS-i (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka regjistruar ankimimin e Manchester City-t kundër Uefa-S. Apelimi është kundër vendimit të CFCB (Dhoma e Gjykimit të Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s), të datës 14 shkurt, sipas të cilit Manchester City ka thyer rregullat UEFA-s për licencat dhe Fair Play-in Financiar, duke e përjashtuar për dy sezone nga kompeticionet e UEFA-s për klube dhe gjobitur 30 milionë euro”, thuhet në njoftim./Gazeta Liberale

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back