Aktualitet

U përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi, Berisha paralajmëron Ramën: Përgatitu, ne nuk e lëshojmë parlamentin

Shkruar nga Liberale
U përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi, Berisha paralajmëron

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sot përjashtimin e tij nga parlamenti, ndërkohë që të enjten do të zhvillohet interpelancë me kryeministrin Rama, sa i përket çështjes së arrestimit të zyrtarit të FBI-së.

Ai tha se qytetarët tanë duhet ta dinë se çfarë intrigash të ulëta thuren ndaj deputetëve të PD në parlament, ndërsa akuzoi Alibeajn se e përdor grupi parlamentar si letër higjienike, pasi rregullorja e grupit nuk ka përjashtim. Sipas tij, ka një rregullore dhe për parlamentin është kushtetutë.

“Ajo nuk thyhet. Përjashtoj thotë se më thotë Alibasha 4 deputetë nga parlamenti. Duhet tua themi zgjedhësve tanë. Si mund të ndodhë? Kjo ndodh vetëm në një shpellë të mafies, në parlamentin Rama-Linda dhe kurrë në një parlament serioz. Ne nuk mund të merremi me pengun, do merremi me pengmarrësin. Vijmë te qëllimi i fundit, çfarë ndodhi të enjten që kaloi, ne paraqitëm kërkesën për debat, gjëja më normale, na bllokuan në mënyrën me antiligjore dhe sot për të zëvendësuar këtë del interpelanca e Alibashës me patronin e tij, sepse i bashkërendojnë. Kjo është e turpshme. Ne nuk lëshojmë. Kërkojmë me urgjent debat në parlament për këtë çështje thelbësore. Me Alibashën të bëjë ç’të dojë Edi Rama, por është e turpshme ta përdorë në këtë mënyrë, ta diskreditojë në këtë mënyrë. E gjithë çau bë, u bë për mocion me debat, tani përpiqet ta kalojë me interpelancë me Alibashën”, u shpreh kreu i PD.

Berisha paralamëroi Ramën të përgatitet.

“Ne nuk e lëshojmë parlamentin, do bëjmë betejë në parlament dhe të bindim çdo shqiptar se aty jemi të gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur votën e tyre. Nuk e lëshojmë ne parlamentin, le të marrin çdo masë, le të sillen si të duan. Ne aty do mbrojmë interesat e kombit shqiptar. Ndaj dhe ta harrojnë ata se përjashtuan 5, po ju jeni të tjerë sa 15 më shumë. Të përgatitet Rama se lojërat me Alibashën, se keqpërdorimi i Lindës nuk do ia zgjidhin dot problemet atij. Ai parlament ka parë të gjithë llojet e kryetarëve, por kurrë si ajo nuk ka ekzistuar aty”, deklaroi Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH