Aktualitet

U përjashtua nga Rama, deputeti socialist bashkohet me LSI

Shkruar nga Liberale

Deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani, i përjashtuar në shtator të 2018-ës nga Partia Socialiste, ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai ka qenë i pranishëm ditën e djeshme në një takim të strukturave të kësaj force politike në Lezhë.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama, që i kërkoi Asamblesë së PS përjashtimin e Gjetanit, duke bërë që ky i fundit të vijojë detyrën si deputet i pavarur.

Kërkesa e Ramës erdhi pas një statusi që kishte bërë në faqen e tij të “Facebook”, ku kritikonte hapur Policinë e Shtetit për dy vrasje të ndodhura në Mamurras./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH