Aktualitet

U përjashtua nga PS/ Ambasada amerikane falenderon Dritan Lelin

               Publikuar në : 19:40 - 17/03/21 liberale

Duke shpërndarë një postim të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli të dy ditëve më parë, ambasada amerikan e në Tiranë e ka falenderuar atë për “partneritetin e fortë” mes tyre dhe për mbështetjen.

Këndet tona Amerikanë në të gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës. Faleminderit, Kryetari Leli për mbështetjen tuaj. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të shpërndajmë njohuri dhe të fuqizojmë rininë në 30 vitet e ardhshme dhe më tej, krah për krah!”– shkruan ambasada.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama përjashtoi nga radhët e Partisë Socialiste kryebashkiakun, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë së Vlorës dhe të përfshihej në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back