Aktualitet

U paralajmërua rritje e ndejshme e çmimit të karburanteve, duhanit dhe alkoolit, qeveria tërhiqet nga indeksimi i akcizës

Shkruar nga Liberale
U paralajmërua rritje e ndejshme e çmimit të karburanteve,

Qeveria ka vendosur të tërhiqet nga indeksimi i nivelit të akcizës sipas inflacionit, te paketa fiskale 2024, duke e kufizuar nivelin në 1.5 për qind.

Ligji i miratuar në paketën fiskale të vitit 2022, parashikonte se akciza për mallrat si birra, vera, pijet alkoolike apo karburantet do të indeksohej një herë në çdo dy vjet me normën e inflacionit të dy viteve paraardhëse.

Por për vitet 2022-2023, shkalla kumulative e inflacionit shkon 11.4 për qind dhe me përcaktimet ligjore, akciza do të rritej edhe 11.4% mbi nivelin aktual, çka do të çonte në një rritje të ndjeshme të taksës, veçanërisht për karburantet. Kjo mund të reflektohej në rritjen e çmimit për konsumatorët.

Me një shembull të thjeshtë, nëse për një litër karburant, qytetari sot paguan 38 lekë, me ligjin në fuqi do të duhet të paguante edhe 4 lekë më shumë, por me ndërhyrjen që bën qeveria, ai do të paguajë shtesën 0.6 lekë.

Ministria e financave thotë se kjo masë do të kufizojë efektin e barrës fiskale duke shmangur rritjen e çmimeve për këto mallra, veçanërisht karburanteve që kanë dhe nivelin më të lartë të akcizës.

Rritja e fortë e çmimeve në vitin 2022, e cila çoi inflacionin përtej nivelit 8%, automatikisht do të çonte edhe në rritje të akcizës. Por, qeveria ka ndërhyrë, duke e kufizuar shkallën e indeksimit 2-vjeçar në 1.5 për qind.

Ndryshimin e deklaroi sot ministri i Ekonomisë Ervin Mete.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH