Aktualitet

U nisën si familje për peshkim në Himarë, gjendet e mbytur gruaja

               Publikuar në : 12:22 - 05/08/20 liberale

Mirela Rama, gruaja e cila ishte zhdukur prej orëve të para të mëngjesit pasi kishte dalë për peshkim me familjarët e saj në Himarë, është gjetur e mbytur pas rreth 5 orësh.

Ndërkohë që janë shpëtuar bashkëshorti dhe djali i saj, bashkë me një person tjetër që ndodhej në varkë me ta.

Në një deklaratë për mediat, i mbijetuari tjetër Fatjon Resulaj ka treguar si ka ndodhur ngjarja.

“U nisa në 6.00 sot nga Moli i Himarës. Ishte fillimisht koha e mirë, ndërsa për 10 minuta u bë ciklon me shi dhe përmbysi varkën. Ne e pamë nga larg dhe ishte vonë. Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij.

Zonja është e humbur dhe vazhdojnë kërkimet. Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë.

Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve”, tha i mbijetuari Resulaj.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back