Politikë

"U nis nga Fatos Nano", Berisha për privatizimin e"Partizanit": S'ishte në planin e hapjes së pronave të ushtrisë! Malltezi në burg vetëm se është dhëndri im

Shkruar nga Liberale
"U nis nga Fatos Nano", Berisha për privatizimin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se procedura e privatizimit të kompleksit të klubit "Partizani" është nisur nga ish-kryeministri Fatos Nano dhe jo nga ai.

Lideri demokrat u shpreh se bazuar në dokumente të firmosura nga komandanti i FA, ky klub nuk ishte në planin e hapjes së pronave të ushtrisë dhe sipas tij nuk është hequr nga ai me asnjë vendim apo propozim

Sa i përket akuzave të SPAK-ut ndaj tij, Berisha tha se janë një “paçavure e Edi Ramës”.

"Edvini dhe larot e tij nuk janë në gjendje të japin as edhe një fakt apo provë se në procedurat e privatizimit është shkelur në mënyrën më të vogël ligji apo ndonjë praktikë ligjore e këtij vendi. Së dyti në Edvini dhe larot e tij skapistë pas më shumë se 3 vitesh hetime nuk kanë gjetur qoftë edhe një dokument që provon se toka e kthyer familjeve, mes tyre edhe Malltzi nuk ka qenë trashëgimi i e tyre në breza, përveç pishinës që ka qenë pjesë e klubit dhe ka qenë detyrim për t’u privatizuar sipas ligjit. Me çmim tregu.

Në hetimin 3 vjeçar Edvini dhe larot në dhjetëra dëshmi të punonjësve publikë nuk kanë gjetur as pas 15 vitesh qoftë një person të mohojë se kemi pasur ndërhyrjen më të vogël nga unë apo Malltezi. Për Malltezin kanë si dëshmi të vetme atë të një personi që thotë se iu ofrua një apartament, por nuk mban mend kush ia ofroi.

Klubi Partizani nuk ishte hequr nga Sali Berisha me asnjë vendim apo propozim të tij. Ai bazuar në dokumente të firmosura nga komandanti i FA, ky klub nuk ishte në planin e hapjes së pronave të ushtrisë. Privatizimi i klubit Partizani nuk u nis nga Sali Berisha, por Fatos Nano, mirëpo Edi Rama i fshehin këto dokumenta dhe këtë fakt”, u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH