Aktualitet

"U ndamë në kufijtë e të bardhës", Kim takon myftiun e Shkodrës

Shkruar nga Liberale
"U ndamë në kufijtë e të bardhës", Kim takon

Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, ka pritur në një takim ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

Në një postim në rrjetet sociale, Sytari shkruan se me Kim ndanë mendime rreth besimit, por edhe rreth respektimit të drejtave legjitime të tjetrit.

"Ditën e sotme, prita në një takim kortezie, ambasadoren e ShBA në vendin tonë, znj. Yuri Kim, me të cilën ndamë mendime rreth besimit, dijes, urtisë e historisë, kulturës e trashëgimisë, vlerave të lirisë së besimit, shenjtërisë së jetës dhe respektimit të drejtave legjitime të tjetrit, kushdo qoftë ai!

Shkodra, me elementët e saj përbërës, besimin, qytetarinë, diversitetin fetar e kulturor, trashëgiminë e vlerave, personalitetet emblematike, datat e shënuara dhe shpirtin e harmonisë, përtej tekave provinciale, ishte pjesë e rëndësishme e bashkëbisedimit tonë.

U takuam dhe u ndamë në kufijtë e të bardhës, mesazheve të paqes e domosdoshmërisë së ruajtjes me dinjitet e krenari të besimit e fesë, urave që lidhin njerëzit e pjekur e vullnetmirë, dhe përkushtimit në rrugën e shërimit të lëngatave të mëdha që kanë pezmatuar shoqëritë e sotme njerëzore, atë shqiptare në veçanti", shkruan Sytari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH