Aktualitet

U nda nga jeta duke luajtur futboll, deputetja demokrate e Sarandës i dedikon fjalët prekëse

Shkruar nga Liberale
U nda nga jeta duke luajtur futboll, deputetja demokrate e Sarandës i

Kishte shkuar të luante me shokët e tij, por mbrëmjen e djeshme Saranda u përfshi befas nga një stuhi e fortë me rrebeshe shiu dhe si pasojë u rrëzua tenda e kalçetos. Armando Kazma, 22-vjeç, u godit nga një shtyllë metalike dhe humbi jetën tragjikisht.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në një kalçeto në zonën e “Urës së Gajdarit”, në periferi të qytetit.

Deputetja e PD-së, Ina  Zhupa, e kishte njohur 22 vjeçarin teksa ndau edhe një status në rrjetet sociale, pasi mësoi lajmin e trishtë.

Statusi i deputetes Ina Zhupa:  

Nuk dua ta besoj, nuk doja ta shkruaja kurre kete status, dhimbje pafund.

Nje nga djemte me te mire te Sarandes, nje djale i zoti, nje djale i qeshur, punetor, i pari ne fushaten elektorale ne krye te puneve, i fundit u largua deri sa numeroi voten e fundit.

Nje djale i shkolluar, nje djale i urte, nga nje familje e jashtezakonshme.

Edhe te gjitha keto jane pak per te pershkruar Armandon qe sapo mora vesh qe u nda nga jeta ne moshen 22 vjecare, aksidentalisht nga nje shtylle kalceto qe u rrezua nga stuhia me shi.

O zot jepi force familjes se tij per kete dhimbje te papershkrueshme, jepi force njerezve te afert.

I paharruar Armando, lotet nuk do thahen kurre per ty. Parajsa ka engjelli e vet, ne kemi dhimbjen qe po na plas zemren.

Do te mbaj mend te qeshur gjithmone.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH