Aktualitet

U largua nga dhuna e burrit, 30-vjeçarja përdhunohet në Suedi

Shkruar nga Liberale
U largua nga dhuna e burrit, 30-vjeçarja përdhunohet në Suedi

Një 30-vjecare shqiptare denoncon live si u përdhunua nga shtetasi palestinez në një dhomë hoteli në Suedi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në nëntor të vitit 2019 në qytetin Malmo, ku 30- vjecarja ishte në pritje të deportimit në Shqipëri, bashkë me dy fëmijët e saj 6-vjecarë. E reja nga një qytet në veri të vendit u detyrua të largohej nga Shqipëria në gusht të vitit për t’i shpëtuar dhunës barbare, që i shoqi ushtronte ndaj saj dhe fëmiëjve të mitur. Fillimisht autoritetet e strehuan në një hotel, ku kishte edhe emigrantë të tjerë, por pas një muaji qëndrimi atje i refuzohen letrat për azil.

Autoritetet suedeze i presin biletën e kthimit duke e transferuar në një tjetër hotel, ku qëndronin edhe emigrantë të tjerë. Ndërsa ishte në pritje për t’u kthyer, më 8 nëntor të vitit 2019, 30-vjecarja abuzohet seksualisht, ndërsa autoritetet shtyjnë edhe një vit tjetër qëndrimin e saj.

Gjatë lidhjes me skype nga Suedia, Ana Boduri (emër i vendosur nga redaksia) tregon detaje të asaj nate, kur pasi e dhunoi, përdhunuesi abuzoi seksualisht mbi të, në prani të dy fëmijëve 6-vjecarë.

"Më dhunoi aq shumë sa kam ende probleme me qafën. Më kapi me forcë dhe nuk më lëshonte. Ai person kishte tre ditë me radhë që trokiste në derën e hotelit ku unë qënrdroja me fëmijët, në pritje për t’u rikthyer. Ishte ora 3 e mëngjesit kur ai erdhi sërish dhe më trokiti në derë. Unë hapa derën dhe ai më shtyu me forcë. Më pas hyri në dhomë dhe nisi të zhvishej, nga mesi e poshtë. Unë nuk mund të bërtisja se kisha frikë mos femijët e shikonin të zhveshur. Ai filloi të më mbante duart, pastaj bëri çdo gje që deshi dhe u largua me shpejtësi. Unë e ndoqa pas, sepse nuk e dija se në cilën dhomë rrinte. Shkoj poshte ne katin e parë që t’i tregoja rojes se cfarë kishte ndodhur.Ai me pa dhe me tha cfarë ke? Une i tregova se dikush me kishte përdhunuar. Bëra analizat për të verifikuar abuzimin. Kur u ktheva në dhomë pas denoncimit, fëmijët po qanin dhe nuk e di nëse kanë parë dicka. E denoncova personin që abuzoi. Abuzuesin e arrestuan, por ai e mohoi ngjarjen duke gënjyer autoritetet se kishin një miqësi. Gje që nuk ishte absolutisht e vërtetë. Unë nuk kisha folur kurrë me atë njeri. Para ca kohësh kam bërë një vizitë tek një doktor dhe më tha që ke kaluar në depresion nga ajo që ke kaluar", tregon 30-vjecarja.

Pas ngjarjes së rëndë 30-vjecarja është mohuar edhe nga familja e saj që jeton në Shqipëri.

"Pas pak ditësh do të kthehem por e përjetoj keq, sepse nuk kam as familje, pas ngjarjes familja nuk më pranojnë më, nuk kam as shtëpi ku të rri. Kam shum pak kontakte me to. I lutem shtetit shqiptar që të më ndihmojë", tregoi ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH