Aktualitet

U kapën me 50 pako ushqimore dy ditë para zgjedhjeve, shoqërohen 2 punonjës të bashkisë Shkodër

Shkruar nga Liberale
U kapën me 50 pako ushqimore dy ditë para zgjedhjeve, shoqërohen

Janë ndalur dy punonjës të bashkisë Shkodër, nën dyshime se po ndikonin me veprime të paligjshme në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas policisë, sot rreth orës 13:00, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin P. D., 49 vjeç dhe pasagjer shtetasin M. V., 63 vjeç.

Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 50 qese me ushqime të ndryshme.

Pas verifikimeve ka rezultuar se automjeti ishte në administrim të Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër.

“Shtetasit P. D. dhe M. V. (punonjës të bashkisë Shkodër), janë shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me shtetasin E. I., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër, për t’u pyetur në lidhje me këtë rast. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet e thelluara procedurale dhe hetimore, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, sqaroi policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH